Ja se si

Si mund të mbyllet një kompjuter me sistem Windows 8 që nga butoni i ndezjes

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Si mund të mbyllet një kompjuter me sistem Windows 8 që nga butoni i ndezjes

Windows 8 shutdownNdryshimet e shumta të sistemit Windows 8 kanë bërë që përdoruesit ta kenë disi të vështirë të përshtaten madje kanë arritur deri aty sa kanë instaluar programe si “Start Menu 8” për t’iu rikthyer disi paraqitjes së sistemit paraardhës.

Një prej këtyre ndryshimeve është edhe vendosja e opsionit për fikjen e kompjuterit tek menuja “Charms”.

Në lidhje me këtë ekziston një mundësi shumë e thjeshtë konfigurimi për të siguruar mbylljen e kompjuterit duke shtypur butonin e ndezjes.

1– Fillimisht shkoni tek Control Panel

2– Tek menuja e kërkimit shkruani “power” dhe më pas klikoni “Change what the power buttons do

control panel W8 3– Opsioni “When I press the power button” është vendosur në Sleep. Mjafton ta ndryshoni këtë në “Shut Down“.

shut down

Në qoftë se keni laptop atëherë mund të bëni zgjedhje të ndryshme në varësi të përdorimit të baterisë së brendshme ose të jashtme.

Pasi të keni bërë këtë konfigurim kaq të thjeshtë nuk është e nevojshme që të përdorni mausin për të fikur kompjuterin, por thjesht shtypni butonin e ndezjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>