Lajmet

Si mund të ndikojnë video lojërat në trurin e adoleshentëve

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Si mund të ndikojnë video lojërat në trurin e adoleshentëve

wow-warlords-of-draenor-screenshot_1920.0_cinema_960.0Sipas një artikulli nga Neurology Now, video lojërat negativisht mund të ndikojnë në trurin e adoleshentëve, duke rezultuar në sjellje të varura, zhvillim të ndikuar dhe aktivitet më të vogël social. Sipas Dr. David Greenfield, që ka titullin e doktoratës dhe është themelues i Qendrës për Varësinë nga Teknologjia e Internetit dhe ndihmës profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Coonecticut, lojtarët e video lojërave kanë një nxitim të dopaminës kur luajnë.

Sidoqoftë, kjo mund të rezultojë që truri të prodhojë më pak neruotransmetues, duke çuar në nivele të zvogëluara të dopaminës. Greenfield e krahason strukturën e shpërblimit në video lojëra – në vazhdimësi duke luajtur për të arritur pikë të larta ose për të mbytur një armik – me atë të makinave automate. Prindërit këshillohen që të kenë vëmendje se çfarë po luajnë fëmijët e tyre, të vendosin kufij dhe të komunikojnë.

Sidoqoftë, video lojërat do të kenë një ndikim të ndryshëm në çdokënd që luan. Në disa raste, video lojërat madje mund të rrisin aftësinë për të kryer shumë gjëra njëkohësisht, perceptimin vizual dhe aftësinë e trurit për të përpunuar informacione. Sipas doktorit dhe ndihmës profesorit në departamentin e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Indiana-s në Indianapolis, Tom Hummer, është e rëndësishme të njihet sjellja e fëmijës tuaj. Fëmijët me jetë të shëndetshme shoqërore, për shembull, mund të mos nuk kanë nevojë për kufij në video lojëra.

“Pyetja se cilat janë efektet e video lojërave është sikur të pyesësh se cilat janë efektet e ngrënies së ushqimit,” tha Dr. Hummer. “Ushqimet e ndryshme bëjnë gjëra të ndryshme. Ato mund të kenë përfitime ose dëme varësisht se çfarë jeni duke shikuar.” (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>