Ja se si

Si mund të përmirësoni sinjalin WiFi në iPhone

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Si mund të përmirësoni sinjalin WiFi në iPhone

linkase- Secili person që përdorë sinjalin WiFi e di që nganjëherë ky sinjal mund të jetë shumë i dobët dhe të shkaktojë shumë probleme, mirëpo për këtë zgjidhja është Linkase, që do zgjedhë problemet.

Maska e re Linkase me shtojcën për WiFi për iPhone premton se do ta rregullojë këtë problem me një antenë shtesë në anën e pasme, e cila rrit kapacitetin e sinjalit WiFi.

Pas vendosjes së maskës në iPhone, në anën e pasme gjendet antena e cila nxirret nga lart dhe përmes së cilës bëhet përmirësimi i sinjalit.

Sipas asaj që shkruajnë nga fabrika Absolute Technology e cila e zhvilloi këtë pajisje, sinjali përmes saj rritet për madje 50% më shumë.

Linkase është i punuar nga polikarbonati dhe është i mbuluar me lëkurë nga ana e jashtme që e bën më të përshtatshëm për përdorim, ndërsa nga ana e përparme është i veshur me gomë për shkak të mbrojtjes më të mirë të qelqit.

Është në disponim në ngjyrë të bardhë, zezë, kuqe, hiri dhe kaltër. (PCWorld Albanian)

linkase

Lajmet e fundit>