Ja se si

Si mund të printoni një e-mail të vetëm në Gmail

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Si mund të printoni një e-mail të vetëm në Gmail

Gmail.

Shërbimi për e-mail, Gmail, ka përmirësuar pamjen kohëve të fundit, por ende mund të Gmailmos i gjeni lehtësisht disa funksione të cilat mund të iu duhen, siç është printimi i një e-maili të vetëm.

Kur ju vjen një e-mail, tek butoni për të kthyer përgjigje, mund të shihni një shigjetë të cilën duhet ta prekni që në fakt mund të jetë një lloj menuje e tipit “Më tepër”. Klikoni këtë shigjetë të vogël dhe do t’i shihni disa opsione, ku ndodhen edhe disa opsione të cilat nuk janë në dispozicion përgjatë shiritit me vegla.

Pra e tëra që duhet të bëni që ta printoni një e-mail të vetëm është të klikoni në shigjetën e sipër-përmendur, pastaj Print.

Në dritaren për vëzhgim që paraqitet në vazhdim, do të shihni vetëm porosinë momentale të përzgjedhur dhe jo të gjithë e-mailat që janë shkëmbyer me një titull të njëjtë.

Kjo është po ashtu një rrugë e lehtë dhe e shpejtë për të shtuar dërguesin në listën tuaj me kontakte – një opsion tjetër që nuk paraqitet diku tjetër. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>