Lajmet

Si mund të riktheni modelin e vjetër të Gmail-it

Jun 1 2013
0 Shpërndarje
Si mund të riktheni modelin e vjetër të Gmail-it

Gjatë ditës së mërkurë, Gmail pësoi disa ndryshime dhe me siguri që jo çdokush mund t’i mirëpres ato, pasi të jetë mësuar dhe të ketë fituar tashmë një lloj afërsie me një pamje dhe disa teknika të caktuara të përdorimit të shërbimit të popullarizuar kësaj poste elektronike.

Nëse tashmë e keni provuar këtë pamje të re të këtij shërbimi dhe nuk ju ka pëlqyer, atëherë nuk keni nevojë që të shqetësoheni në lidhje me atë se edhe sa kohë do të duhet tani të kalojë që të jeni në gjendje që të mësoheni me pamjen e re, e cila ka një frymë pak më ndryshe në krahasim me stilin klasik të shërbimit Gmail, me të cilin tashmë mund të jeni familjarizuar.

E tëra që duhet të bëni është që të ndiqni hapat në vijim

1. Shkoni tek opsionet e Gmail dhe shkoni tek tabi Inbox.

2. Afër “Inbox type”, hapni rënësen dhe zgjidhni ndonjërin nga opsionet përveç “Default”.

3. Riradhitni seksionet e inbox-it tuaj sipas dëshirës.

Nuk ka rëndësi se cilin opsion përveç atij “Default” keni zgjedhur në hapin e dytë, pasi të gjitha opsionet do të mundësojnë rikthimin e inbox-it të kaluar. Nga aty ju mund të zgjidhni se cilat seksione i dëshironi. Nuk dihet nëse pas një kohe të caktuar Google do ta bëjë si të pamundshme rikthimin në formën e vjetër të shërbimit Gmail, por sidoqoftë, derisa të ndodhë ajo, nëse veç është planifikuar që të bëhet, përdoreni cilëndo formë që dëshironi. (PCWorld Albanian)

Gmail.

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>