Ja se si

Si mund të riktheni stilin e vjetër të ri-cicërimit në Twitter

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Si mund të riktheni stilin e vjetër të ri-cicërimit në Twitter

twitter Nëse jeni përdorues të rrjetit Twitter ju tashmë keni parë mundësinë që është shtuar për të bërë ri-cicërimin e cicërimave të dikujt tjetër.

Por nëse nuk keni harruar, para këtij ri-cicërimi të ri që përveç cicërimës përfshin emrin e përdoruesit dhe fotografinë e tij, përfshihej vetëm emri dhe cicërima e postuar, para ose pas tekstit të së cilës cicërimë ju mund të shtonit komentin tuaj.

Nëse dëshironi që ta riktheni këtë mundësi, është një shtojcë për Chrome që shton stilin e vjetër të ri-cicërimit në ndërfaqen në ueb të rrjetit Twitter.

classic retweetKjo shtojcë shton një buton të “Classic Retweet” pranë cicërimës standarde të tanishme për cicërim në kohështrirjen tuaj.

Klikimi i këtij butoni hap një dritare të re ku ndodhet cicërima e postuar nga përdoruesi përkatës, emri i përdoruesit të tij dhe pjesa në fillim RT. Ju në këtë dritare të re keni mundësi që të shtoni ndonjë koment ose të ndryshoni cicërimën e tanishme.

Është i thjeshtë si koncept, por i dobishëm dhe efikas duke iu kursyer kohën që fillimisht të bëni vendosjen e cicërimës, emrin e përdoruesit që kishte bërë postimin e asaj cicërime, e pastaj të shkruani komentin, ose të bëni ndryshimin tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>