Ja se si

Si mund të shfaqim tekstet e këngëve në YouTube

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Si mund të shfaqim tekstet e këngëve në YouTube

YouTube addonNë disa raste personi ose kompania që është përgjegjëse për ngarkimin e videove të këngëve në YouTube përfshin edhe tekstin e këngëve tek pjesa e përshkrimit dhe informacioneve shtesë të videos.

Në të kundërt ju do të përfundoni duke hapur një faqe tjetër në shfletuesin tuaj për të gjetur tekstin në mënyrë që të këndoni njëkohësisht me këngëtarin. Nuk duhet të lodheni aspak duke vepruar kështu pasi ekziston një opsion i përshtatshëm që funksionon me Chrome, Firefox dhe Opera , i cli mundëson shfaqjen e tekstit ndërkohë që videoja është e hapur.

Nëse përdorni Chrome: Instaloni një kopje të YouTube Lyrics by Rob W nga dyqani on line Chrome web Store duke shtypur butonin Add to Chrome.

Nëse përdorni Firefox: Shkoni tek faqja e funksionaliteteve shtesë Add-on për YouTube Lyrics by Rob W dhe klikoni Add to Firefox. Në dritaren që do të hapet klikoni butonin Install

Nëse përdorni Opera: Hapni faqen e funksionaliteteve shtesë Add-on për YouTube Lyrics by Rob W dhe shtypni butonin Add to Opera. Në dritaren që do të hapet klikoni butonin Install.

Pas instalimit nuk është e nevojshme që të rihapni shfletuesin. Kjo do të thotë që ju mund të hapni menjëhere një video në YouTube dhe të shihni tekstin përkatës në të djathtë të faqes. Një cilësi të rëndësishme të YouTube Lyrics by Rob W përbëjnë burimet e ndryshme të teksteve të këngeve.

Në rast se një tekst i caktuar nuk ju duket shumë korrekt, atëherë mund të kaloni tek një version tjetër duke shtypur linkun Different Source që ndodhet në pjesën e sipërme të tekstit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>