Ja se si

Si mund të shikoni videot e YouTube në VLC Media Player

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Si mund të shikoni videot e YouTube në VLC Media Player

Lëshuesi VLC Media është në gjendje që të lëshojë pothuajse çdo format që e vendosni në të, duke përfshirë këtu edhe videot nga YouTube pa i shkarkuar ato paraprakisht.

Për ta bërë lëshimin e një videoje nga YouTube në VLC, nuk është e nevojshme që ta bëni shkarkimin e asaj videoje, por janë pak hapa që na ndajnë deri tek kjo, të cilat po i paraqesim më poshtë.

Fillimisht shkoni tek videoja që dëshironi ta merrni për ta lëshuar dhe kopjojeni URL-në e saj.

VLC 2

Pastaj, hapni VLC-në dhe shkoni tek Media>Open Network Stream dhe shkoni tek tabi Network, e pastaj tek pjesa ku shkruan Please enter a network URL, vendoseni URL-në dhe në fund klikoni Play.

VLC3

Dhe kjo ishte e tëra që duhej të bënit. Tani shijojeni botën e faqes YouTube në një lëshues të ri. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>