Lajmet

Si mund të shkarkoni pa pagesë Kingsoft Office Professional 2013

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Si mund të shkarkoni pa pagesë Kingsoft Office Professional 2013

Disa javë më parë mund të keni pasur rastin të lexoni një artikull për Kingsoft Office 2013 i cili mund të jetë alternativa më e mirë për Microsoft, veçanërisht nëse keni nevojë vetëm për elementet kyçe: përpunuesin e fjalëve, spreadsheet dhe prezantime. Kingsoft ofron një version Pro, që përfshin më tepër veçori.

Një licencë për një vit kushton 29.95 dollarë, por të martën, Giveaway of the Day ka mundësuar në mënyrë të ligjshme shkarkimin pa pagesë të Kingsoft Office Professional 2013. Po iu tregojmë disa veçori që i ka versioni me pagesë ndaj atij falas: një editor Visual Basic për aplikacione (VBA), mbështetje për makro në përpunuesit e tekstit dhe mbështetja për ruajtje në formatin XLSX të spreadsheet-ve (Versioni pa pagesë mund të hapë skedarët XLSX, së bashku me DOCX dhe PPTX, por ruajtja është e kufizuar vetëm në formatet e vjetra – DOC, PPT dhe XLS).

Nëse dëshironi të mësoni më tepër për ndryshimet mes versioneve, Kingsoft ka një tabelë krahasuese, por nuk është përditësuar për të paraqitur versionet e vitit 2013. Në çdo rast, nëse veçoritë e sipërpërmendura iu tingëllojnë si të leverdishme, merreni Office Professional. Për ta bërë këtë, shkoni tek faqja e giveaway, shkoni poshtë, pastaj klikoni lidhjen “Download Kingsoft Office Suite Professional 2013 now” që është në mes të faqes. Kjo do të ju dërgojë tek një skedar zip që përmban instaluesin, që duhet ta hapni në mënyrë që ta aktivizoni softuerin.

Ky është kushti i vetëm i vërtetë këtu. Në fakt, është edhe një tjetër: nuk keni mbështetje teknike (mos harroni, e keni shkarkuar pa pagesë). Dhe, natyrisht, licenca skadon pas një viti. Çka ndodh pas kësaj? Platforma me sukses bëhet lexues i dokumenteve. Por nuk ka problem: mund të bëni pagesën prej 29.95 dollarë për ta mbajtur atë ose vetëm ta instaloni versionin pa pagesë. (PCWorld Albanian)

kingsoft office professional 2013

Lajmet e fundit>