Ja se si

Si mund të sigurohet Facebook Home në smartfonin tuaj

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Si mund të sigurohet Facebook Home në smartfonin tuaj

Në këtë artikull do të tregojmë se si mund të siguroni Facebook Home për smartfonin tuaj. Duke qene se Facebook Home nuk është një aplikacion tradicional nuk mund të shkarkohet menjëherë në çdo pajisje Android.

Në momentin e lançimit ky aplikacion mund të shkarkohet vetëm nga Facebook Phone (HTC First), HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S3 dhe Samsung Galaxy Note 2.

Smartfonët e radhës që do të konfirmohen për përdorimin e këtij aplikacioni janë HTC One dhe Galaxy S4. Facebook-u ka deklaruar se akoma më shumë pajisje do të suportojnë Facebook Home në muajt në vazhdim.

Facebook-u nuk ka shpallur një datë përfundimtare për lançimin e Home në vendet e tjera përveç SHBA-së, por është shprehur se do të realizohet brenda një kohe shumë të shkurtër pas lançimit të tij më 12 prill.

Përsa i përket çështjes se ku mund të shkarkohet aplikacioni, është deklaruar nga Facebook se më vonë do të jetë e mundur që të shkarkohet nga Google Play Store dhe më pas të instalohet lehtësisht si gjithë aplikacionet e tjera.

Megjithatë aktualisht Facebook Home është i disponueshëm për shkarkim vetëm në Google Android duke qene se është një sistem operativ open source.

Është e vështirë të imagjinohet se Apple, Blackberry dhe Mirosoft do jenë në gjende që në një të ardhme t’i sigurojnë një hapësirë kaq të madhe në sistemin e tyre ashtu si Google.

Megjithatë kjo gjë momentalisht as nuk është pohuar, por as nuk është mohuar nga këto kompani ndaj mbetet të shohim në vazhdimësi se çdo të ndodhë. (PCWorld Albanian)

facebook home

Lajmet e fundit>