Analiza

Si na bën Facebook-u jo të lumtur

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
Si na bën Facebook-u jo të lumtur

Askush nuk i bashkohet Facebook-ut për të qenë i mërzitur dhe i vetmuar. Por një studim i ri nga psikologu i Universitetit të Miçiganit Ethan Kross thotë që kjo është pikërisht se si ky rrjet shoqëror na bën të ndjehemi.

Përgjatë dy javëve, Kross dhe kolegët e ti dërguan porosi tekstuale tek 82 banorë të Ann Arbor pesë herë në ditë. Hulumtuesit dëshironin që të dinin disa gjëra: si subjekti i tyre ndjehej në përgjithësi, sa të mërzitur dhe sa të vetmuar ishin, sa e kishin përdorur rrjetin Facebook dhe sa shpesh ata kishin pasur lidhje të drejtpërdrejtë që nga porosia e kaluar tekstuale. Kross gjeti që sa më tepër që njerëzit e kanë përdorur rrjetin Facebook në kohën mes dy porosive tekstuale, aq më pak të lumtur janë ndjerë ata dhe kënaqësia e tyre që nga fillimi i studimit e deri në fund shënonte rënie. Të dhënat, thotë ai, tregojnë që Facebook-u ishte duke i bërë ata jo të lumtur.

Hulumtimi në natyrën e tjetërsuar të internetit dhe Facebook-ut në veçanti, mbështet përfundimin e Kross-it. Në vitin 1998, Robert Kraut, hulumtues në Universitetin Carnegie Mellon, gjeti që sa më tepër që njerëzit e përdornin uebin, aq më të vetmuar dhe më në depresion ndjeheshin ata. Pasi që shkonin për herë të parë online, ndjenjat e tyre për lumturi dhe lidhje shoqërore shënonin rënie, përgjatë një viti ose dy, si një funksion se sa shpesh ata kanë përdorur internetin. Njerëzit më të vetmuar nuk ishin në thelb me më tepër gjasë që shkonin online; një vëzhgim i fundit i shtatëdhjetepesë studimeve përfundoi që “përdoruesit e Facebook-ut nuk dallojnë në shumicën e veçorive të personalitetit nga ata që nuk përdorin Facebook.” Por, disi, interneti dukej që kishte ndikuar në ndryshimin e tyre. Një analizë në vitin 2010 e 40 studimeve po ashtu e konfirmoi trendin: përdorimi i internetit kishte një efekt të vogël, përcaktues në mirëqenien në përgjithësi. Një eksperiment përfundoi që Facebook madje do të mund të shkaktonte probleme në marrëdhënie, duke rritur ndjenjat e xhelozisë. Një tjetër grup i hulumtuesve kishte sugjeruar që zilia po ashtu rritet me përdorimin e rrjetit Facbook: sa më tepër që njerëzit kalojnë kohë duke e shfletuar këtë faqe, që është e kundërta me veprimtarinë aktive duke krijuar përmbajtje dhe duke u marrë me të, aq më ziliqar ndjeheshin ata. Efekti, sugjeroi Hanna Krasnova dhe kolegët e saj, ishte një rezultat i një fenomeni të mirënjohur psikologjik-shoqëror i krahasimit shoqëror. Më tej ishte keqësuar nga një ngjashmëri e përgjithshme në rrjetet shoqërore të njerëzve me veten e tyre: sepse pika e krahasimit është sikur kolegët që mendojnë njësoj, duke mësuar për arritjet e të tjerëve goditen edhe më tepër. Psikologia Beth Anderson dhe kolegët e saj thonë, në një vëzhgim të fundit të efekteve të rrjetit Facebook, që përdorimi i rrjetit shoqëror në shpejtësi kalon në gjendje varësie, që vjen me një ndjenjë negativiteti që mund të çojë deri në fyerje të rrjetit për disa nga arsyet e njëjta të cilat i përmendëm në fillim. Ne duam të mësojmë për njerëzit e tjerë, por po ashtu duam që të tjerët të mësojnë për ne, por me procesin e të mësuarit mund të fillojmë të fyejmë edhe jetët e tjerëve dhe imazhin e vetes për të

cilën ndjejmë se duhet në vazhdimësi ta mbajmë. “Mund të jetë e njëjta gjë pse njerëzit shohin si tërheqëse diçka nga e cila në fund tërhiqen,” tha psikologu Samuel Gosling, përqendrimi i të cilit përqendrohet në përdorimin e rrjeteve shoqërore dhe motivimin për përdorim dhe shpërndarje në këto rrjete. Por, siç është me shumicën e gjetjeve të rrjetit Facebook, argumenti i kundërt është i spikatur. Në vitin 2009, Sebastian Valenzuela dhe kolegët e tij erdhën në përfundim të kundërt të Kross: që përdorimi i rrjetit Facebook na bën të lumtur. Ata gjetën po ashtu që ai rrit besueshmërinë dhe angazhimin shoqëror – dhe madje përkrah pjesëmarrjen politike. Gjetjet e Valenzuelas gjejnë me kujdes atë që psikologët shoqërorë kanë gjetur për një kohë të gjatë rreth shoqërimit: siç thotë Matthew Lieberman në librin e tij “Shoqëria: Pse trutë tanë janë mëtuar të lidhen”, rrjetet shoqërore janë një rrugë për të shpërndarë dhe përvoja e shpërndarjes së suksesshme vjen me një nxitim psikologjik që shpesh është vetë-shtrëngues. Mbizotërimi i rrjeteve shoqërore si rezultat në thelb ka ndryshuar rrugën sipas të cilës lexojmë dhe shikojmë: ne mendojmë rreth asaj se çfarë do të shpërndajmë diçka dhe kujt ia shpërndajmë siç e konsumojmë atë. Mendimi i thjeshtë për shpërndarjen e suksesshme aktivizon qendrat tona të përpunimit-shpërblyes, edhe përpara se të kemi shpërndarë një gjë të vetme. Lidhja me rrjetet virtuale madje mund të ofrojë një nxitje kundër stresit dhe dhimbjes: në një studim të vitit 2009, Lieberman dhe kolegët e tij demonstroi që një stimulim i dhimbshëm dhimbtë më pak kur një grua ose ishte duke mbajtur dorën e të dashurit ose duke shikuar fotografinë e tij; largimi i dhimbjes nga fotografia ishin në fakt dy herë më të fuqishme se kontakti fizik. Disi, elementi i distancës dhe imagjinatës së shtrënguar kishin një efekt estetik të cilin mund të presim që ta mbajmë përgjatë një rrjeti të tërë të fotografive të shokëve.

Pse studimet e nderuara janë aq të ndara në pyetjen se pse Facebook ndikon në gjendjen tonë emocionale mund të jetë thjesht në shikimin në atë se çfarë bëjnë njerëzit kur janë në Facebook. “Çfarë e bën atë të ndërlikuar është që Facebook është për shumë gjëra të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm e përdorin atë për nëngrupe të ndryshme të atyre gjërave. Jo vetëm kjo, por ata po ashtu janë duke i ndryshuar gjërat, sepse vetë njerëzit ndryshojnë,” tha Gosling. Një studim i vitit 2010 nga Carnegie Mellon gjeti që, kur njerëzit lidhen në kontakt të drejtpërdrejtë me të tjerët , kjo është duke postuar në mure, porosi, ose “pëlqimi” i ndonjë gjëje – ndjenjat e tyre të lidhjes dhe kapitalit të përgjithshëm shoqëror shënuan rritje, ndërsa ndjenja e tyre e vetmisë u rrit. Por kur pjesëmarrësit thjesht konsumuan më tepër përmbajtje në mënyrë pasive, Facebook kishte efektin e kundërt, duke ulur ndjenjat e tyre e lidhshmërisë dhe duke rritur ndjenjën e vetmisë. Në një eksperiment nga Universiteti i Misurit, një grup i psikologëve gjeti një manifestim psikik të këtyre efekteve të njëjta. Teksa pjesëmarrësit në studim kishin lidhje me faqen, katër elektroda u lidhën me fushat sipër vetullave të tyre dhe vetëm sytë e tyre regjistruan shprehjet e tyre në fytyrë në një procedurë të njohur si elektromiografia fytyrore. Kur subjektet ishin në mënyrë aktive duke u marrë me Facebook, reagimi i tyre psikik shënonte një rritje të nivelit të gëzimit. Sidoqoftë, kur ata ishin në mënyrë pasive duke shfletuar, efekti pozitiv largohej.

Kjo lidhet me hulumtimin e kryer më herët këtë vit nga John Eastwood dhe kolegët e tij në Universitetin e Jorkut në një meta-analizë të mërzisë. Ajo që na shkakton të mërzitemi dhe, si rezultat, jo të lumtur? Vëmendja. Kur vëmendja jonë është në mënyrë aktive e angazhuar, ne nuk jemi të mërzitur; kur ne dështojmë që të lidhemi, paraqitet mërzia jonë. Siç ka ilustruar puna e Eastwood, së bashku me hulumtimin e fundit në kryerjen e shumë punëve me media, sa më i madh që është numri i gjërave të

cilat marrin vëmendjen tonë, aq më pak ne jemi në gjendje që të angazhohemi siç duhet dhe më të pakënaqur bëhemi.

Me fjalë të tjera, bota e lidhjes në vazhdimësi dhe medias, siç bëhet me Facebook, është armiku më i madh në rrjetet shoqërore: në çdo studim që janë dalluar dy lloje të përvojave në Facebook – aktive përgjatë pasive – njerëzit kaluan, mesatarisht, shumë më tepër kohë në formën pasive duke u zhvendosur përgjatë furnizuesit me përditësime se sa që janë angazhuar në mënyrë aktive me përmbajtjen. Kjo mund të jetë pse studimet e përgjithshme të përdorimit të përgjithshëm të rrjetit Facebook, sikur i banorëve të Ann Arbor të Kross-it, aq shpesh paraqisnin efekte të dëmshme në gjendjen tonë emocionale. Kërkesat për vëmendjen tonë na çojnë në përdorim të rrjetit Facebook në mënyrë më pasive se sa aktive dhe përvojat pasive, pa marrë parasysh mediumin, kthehen në ndarje dhe mërzitje.

Në një hulumtim që po vazhdon, psikologu Timothy Wilson ka mësuar që studentët e kolegjit fillojnë të bëhen “të krisur” pas vetëm disa minutave në një dhomë pa telefonët ose një kompjuter të tyre. “Dikush do të mund të mendonte se do të mund të shpenzonim kohën duke e argëtuar momentalisht veten,” tha ai. “Por ne nuk mundemi. Kemi harruar se si.” Kurdo që kemi kohë jo të këndshme, interneti është një zgjidhje e shpejt, joshëse që menjëherë e mbush zbrazësinë. Ne mërzitemi, shikojmë në Facebook ose Twitter dhe bëhemi më të mërzitur. Largimi nga Facebook nuk do të ndryshonte faktin që vëmendja jonë është, shumë më tepër duke harruar rrugën për të arritur deri te angazhimi i duhur dhe i plotë. Dhe në atë rast, Facebook nuk është problem. Është simptomë. (PCWorld Albanian)

Vietnam decree restricts social media posts

Lajmet e fundit>