Blog

Si ngjante puna në një kompjuter me Windows 95

Oct 22 2017
0 Shpërndarje
Për tu ngjitur në hierarkinë korporative mjaftonte të bënit punën tuaj duke dërguar e-mail-e dhe klikuar kuti të ndryshme dialogu. Si ngjante puna në një kompjuter me Windows 95

Njerëzit mbajnë mend disa sisteme operative më shumë sesa disa të tjerë. Askush nuk dëshiron të kujtojë Windows Vista-n, por nostalgjia për Windows 95-ën ende ekziston.

Por çfarë kishte të veçantë ky sistem operativ? Një lojë e re shfletuesi quajtur “It Is As If You Were Doing Work,” sjell eksperiencën e sistemit operativ Windows 95 dhe atë të punuarit në një zyrë në ato vite.

Për tu ngjitur në hierarkinë korporative mjaftonte të bënit punën tuaj duke dërguar e-mail-e dhe klikuar kuti të ndryshme dialogu.

Pasi të keni punuar mjaftueshëm do të keni minuta pushim dhe të luani një lojë.

Zhvilluesi i kësaj loje that se ka ndërtuar për të na kujtuar të ardhmen e robotëve të cilët do të bëjnë të gjitha punët. Prandaj njerëzve nuk ngelen punë tjetër vetëm se të dërgojnë e-mai-e apo klikojnë kutia dialoguese. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>