Intervista

Si parashikoi 14 vjeçari Aaron Swartz në vitin 2001 të ardhmen e internetit

Jan 18 2013
0 Shpërndarje
Si parashikoi 14 vjeçari Aaron Swartz në vitin 2001 të ardhmen e internetit

Aaron SwartzNë vitin 2001 në një intervistë për radio stacionin WBEZ, atë kohë Aaron Swartz, vetëm 14 vjeç, përgjegjës për zhvillimin e standardit RSS, i shpjegoi udhëheqësit të këtij radio stacioni se si e kishte paramenduar ai se do të dukej e ardhmja e internetit.

Më e vështirë është të parashikohet e ardhmja afat shkurtër sesa ajo afatgjatë”,- paralajmëroi ai Swartz, por sugjeroi se uebi semantik gjendet “pas qoshit”. Ky do të duhej të ishte “ueb dykahorë”, tha Swartz, “ku përdoruesit e internetit mund të bëjnë me të vërtetë uebfaqet e tyre”, transmeton BuzzFeed.

Përdoruesit, shpjegoi ai, do të jenë në gjendje që me të vërtetë të marrin pjesë, kështu që interneti nuk do të jetë vetëm një medium pasiv ku mund të uleni dhe të lexoni se çfarë shkruajnë njerëzit tjerë, por do të mund të merrni më shumë hapësirë në ueb dhe të merrni pjesë në të.” Në atë kohë, MySpace nuk do të lançohej edhe dy vjet.

Në të ardhmen e mëtejme, imagjinoi motorë kërkimit të cilët do të mund të përgjigjen në pyetje komplekse dhe teste, ndërsa kompjuterët “do të jenë në gjendje të kujdesen për detyrat në jetën tonë të përditshme,”

Para një jave, një lajm i trishtuar u përhap në botën teknologjike, ku pas luftës me depresionin 26 vjeçari Aaron Swartz, aktivist interneti dhe njeriu i cili ndihmoi në ndërtimin e Reddit dhe Creative Commons dhe i cili si 14 vjeçar ishte pjesë e ekipit që zhvilloi versionin e parë të RSS, bëri vetëvrasje në New York.

Anonymous sulmon MIT-në pas vetëvrasjes së Aaron Swartz

Aaron në mesin e vitit 2011 ishte arrestuar për shkak të marrjes së katër milion revistave akademike nga JSTOR (librari dixhitale) në mënyrë që ti shpërndante falas përmes rrjetit P2P. Ishte akuzuar për mashtrim, mashtrim kompjuterik, marrje të paligjshme të informacioneve nga kompjuteri i mbrojtur dhe dëmtim të kompjuterit të mbrojtur.

Në fund të vitit të kaluar padia u rrëzua, ndërsa JSTOR ofroi falas revistat e veta, por në një edicion të kufizuar.

Për fat të keq, prokuroria e shtetit nuk hoqi dorë nga akuzat dhe vazhdoi të ndiqte Aaron-in, të cilin e kërcënonte dënimi prej madje 35 viteve burg dhe një milion dollarë gjobë. Shumica u pajtuan se dënimi ishte i tepruar, duke marrë parasysh peshën e veprës së Aaron-it, faktin që ai nuk kishte qëllime përfitimi me veprën e tij.

Universiteti MIT ka njoftuar për një hetim të brendshëm për rolin e tij në vdekjen e aktivistit Aaron Swartz.

Inçizimin e intervistës së Aaron Swartz për radion stacionin WBEZ mund ta ndiçni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>