Harduer

Si po humbasin terren modemët e rrjetit teksa smartfonët po i zëvendësojnë ato

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Si po humbasin terren modemët e rrjetit teksa smartfonët po i zëvendësojnë ato

usb-modem-100532612-largeNëse po përdorni një smartfon si një pikë aksesi në internet, duhet t’ju tu bëjmë me dije se nuk jeni i vetmi. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse shitjet e modemëve të rrjetit dhe ato USB kanë rënë dramatikisht.

Dërgesat e produkteve të tilla pritet të kenë një rënie me 24 % nga fundi i këtij viti. Vitin e kaluar rënia ishte në shkallën e 17 %. Këto të dhëna vijnë nga Strategy Analytics, duke qartësuar se ky treg po humbiste vlerë që nga viti 2010.

Përdorimi i smartfonit për të ndarë lidhjen e internetit broadband është më i përshtatshëm sesa mbajtja pas vetes edhe të një pajisje tjetër. Disavantazhi i vetëm është, konsumi i baterisë. Por gjithsesi, kur keni nevojë për një lidhje interneti teksa jeni në lëvizje, një smartfon është zgjidhja më e mire dhe në momentin e duhur madje.

Këto modem USB nuk janë të vetmet produkte që janë prekur nga popullaritet i smartfonëve po ta shohim nga një perspektivë afatgjatë. Kamerat, navigatorët, madje edhe konsolat portative të video lojërave janë përballur me një disfatë të vërtetë. Pse ? Sepse smartfonët përbënin 70% të dërgesave të telefonëve mobil.

Fakti se smartfonët tashmë kanë pikë aksesi për shpërndarjen e internetit nuk është e vetmja arsye pse këto modem rrjeti po humbasin treg. Rënia e tregut të kompjuterëve gjithashtu po ndikon, sepse po shtohet numri i përdoruesve që aksesojnë internetit nga një pajisje mobile, e gjitha kjo falë ekraneve më të mëdha.

Por kjo nuk do të thotë se këto pajisje po “vdesin”. Fali rritjes së pajisjeve elektronike të pajisur me teknologjinë Wi-Fi, një e ardhme e ndritur mund të vijë për këto modem rrjeti, tha Strategy Analytics. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>