Harduer

Si po i ndihmon superkompjuteri i IBM trajtimet e kancerit të mushkërive

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Si po i ndihmon superkompjuteri i IBM trajtimet e kancerit të mushkërive

IBMSuperkompjuteri Watson i IBM-së ka filluar të kryejë punë më të rëndësishme për njerëzit, duke ndihmuar në mjekësi.

Tashmë ekziston një tablet Watson dhe një aplikacion kompjuterik që i ndihmon mjekët të trajtojnë kancerin e mushkërive dhe nga ana tjetër, i ndihmon kompanitë e sigurimit të qartësojnë shpenzimet që duhet të paguajnë realisht.

Përsa i përket programit të kancerit, Watson ka analizuar 1500 raste të kancerit të mushkërive, bazuar në të dhëna historike mjekësore dhe miliona faqe me përmbajtje nga fusha e mjekësisë. Pas gjithë këtyre të dhënave, Watson u sugjeron doktorëve trajtime të ndryshme që kanë më tepër shanse të japin rezultate, duke i renditur ato në bazë të nivelit të besueshmërisë.

Qendra Maine për Kancer dhe WestMed në Nju Jork do të fillojë ta përdorë aplikacionin e kancerit të mushkërive në mars.

Që prej fitores së Watson mbi superkompjuterin Jeopardy (që mbante vendin e parë deri para dy vitesh), IBM shprehet se performanca e tij është rritur me 240 % dhe ai është përdorur për të analizuar të dhëna financiare, shëndetësore etj. Ai ka ndihmuar gjithashtu në kërkimet që realizohen nëpër universitete.

IBM po bën përpjekje për të përmirësuar dhe avancuar teknologjinë që përdor superkompjuteri. Kompania ka bërë të ditur së fundmi se serverat Power Express do të integrojnë disa komponentë harduerë dhe softuerë të derivuar nga Watson.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si e shpjegojnë doktorët përdorueshmërinë e Watson në trajtimet mbi kancerin e mushkërive. (PCWorld Albanian)

Tags >

IBMpc
Lajmet e fundit>