Lajmet

Si po ndikojnë mediat sociale në industrinë e modës (Infografik)

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Si po ndikojnë mediat sociale në industrinë e modës (Infografik)

FashionTeknologjia vazhdon të integrohet gjithmonë e më tepër me industrinë e modës duke u shndërruar kështu në një pjesë të pandashme të saj, veçanërisht gjatë pasarelave.

Sipas një studimi të eBay Deals, i cili ka analizuar të dhënat e gjeneruara nga pesë rrjete sociale gjatë Javës së Modës në Nju Jork (New York Fashion Week, 7 – 14 shkurt 2013), është arritur në përfundimin se një numër i madh njerëzish kanë filluar të përdorin mediat sociale për të marrë këshilla mbi garderobën si dhe për t’u informuar mbi trendet e fundit.

Markat më të njohura postonin cicërima gjatë pasarelës si dhe i njihnin përdoruesit më nga afër me koleksionet e tyre në Pinterest.

Cicërimat lidhur me temën e eventit të Javës së Modës në Nju Jork ishin dyfishuar këtë vit krahasuar me eventin e vitit të kaluar. Sigurisht, fotografët profesionistë nuk mund të mungonin në Instagram.

Ndërsa Javës së Modës në Nju Jork i erdhi tashmë fundi, pritet që mediat sociale të ndikojnë po kaq fuqishëm edhe në Javën e Modës në Londër (15 – 19 shkurt 2013). Adhuruesit e modës mund të ndjekin hap pas hapi eventet në mënyrë virtuale përmes furnizuesve të lajmeve në rrjetet e ndryshme sociale.

Për më tepër statistika interesante lidhur me integrimin e mediave sociale në botën e modës, shihni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Social Media Mode

Lajmet e fundit>