Lajmet

Si ta fikni Windows 8 me një komandë nga tastiera

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Si ta fikni Windows 8 me një komandë nga tastiera

windows 8Në Windows 8 mund të gjeni shumë karakteristika jo shumë praktike, megjithatë, është e lehtë të mësohesh me to ose të bësh ndonjë ndryshim me pak përpjekje.

Në Windows 8 duhet të shkoni fillimisht në Charms Bar për ta mbyllur kompjuterin. Me pak fjalë, duhet të bësh disa klikime thjesht për të mbyllur apo rindezur kompjuterin.

Shpeshherë, kjo metodë mund të jetë e bezdisshme, sidomos kur jeni me nxitim. Fatmirësisht, ka një shkurtim nga tastiera që mund ta përdorni.

Mjafton të shkoni në desktop, të deselektoni çdo aplikacion tjetër dhe të shtypni “Alt+F4.” Kaq mjafton për të shfaqur kutinë dialoguese së bashku me opsionet për të fikur apo rindezur kompjuterin.

Edhe pse kjo komandë ka ekzistuar prej vitesh, kurrë më parë nuk ka qenë kaq e nevojshme sa tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>