Ja se si

Si ta kalojmë fjalëkalimin në Windows XP?

Mar 16 2009
0 Shpërndarje
Si ta kalojmë fjalëkalimin në Windows XP?

altKeni vendosur një fjalëkalim në kompjuterin tuaj! Jeni në hall sepse e keni harruar atë dhe nuk ju ka mbetur mundësi tjetër veçse ta formatizoni
kompjuterin tuaj!Mos u shqetësoni ngase në Windows XP ky është një problem që tejkalohet lehtë.E tëra që duhet bërë është t’i ndiqni hapat në vazhdim:
1) Ristartoni kompjuterin
2) Shtypni butonin F8 dhe selekto “Safe Mode with Command prompt”
3) Shkruani “net user”
4) Në dritare shfaqet emri i përdoruesit (p.sh: PC World)
5) Shkruajmë net user PC World *
6) Më pas shfaqet “Type a password for the user”
7) Nëse dëshironi t’i vendosni fjalëkalim të ri, atëherë e shkruani atë, ose nëse dëshironi që ta largoni fjalëkalimin, atëherë klikoni
vetëm në butonin “ENTER”
8) Ristartoni kompjuterin dhe
futuni në windows.
Kështu, fjalëkalimi i harruar nuk do të jetë më një problem që ju shqetëson.

Lajmet e fundit>