Ja se si

Si ta kuptoni nëse jeni i varur nga celulari

Dec 2 2012
0 Shpërndarje
Si ta kuptoni nëse jeni i varur nga celulari

A jeni edhe ju ndër 29% të njerëzve që nuk mund të jetojnë pa celular? Sipas një studimi të fundit nga Pew Research, njerëzit e kanë gjithmonë e më tepër të vështirë të qëndrojnë larg celularit të tyre, dhe miqtë nuk i ndihmojnë dot me këtë lloj “varësie”.

Studimi tregoi se 12% e personave që kanë një smartfon thonë se njerëzit që njohin u thonë shpeshherë se po harxhojnë shumë kohë me celularin e tyre. Ndërsa 39% e tyre shprehen se familjarët, miqtë apo të njohurit ankohen nëse ata nuk u përgjigjen mesazheve apo telefonatave të tyre.

Studimi përfshiu gjithsej 2254 të rritur dhe dëshmoi se 67% e personave që kanë një celular e kontrollojnë atë për mesazhe, njoftime apo telefonata edhe kur nuk e kanë dëgjuar zilen e telefonit të bjerë apo dridhjen e tij.

Një zakon tjetër aspak i shëndetshëm është fakti se 44% e atyre që kanë një celular kanë fjetur me të gjatë natës sepse nuk donin t’iu shpëtonte asnjëmesazh apo telefonatë pa parë gjatë orëve të natës.

Kur vjen puna tek “varësia” nga telefoni, duhet të kujdeseni dhe të shqetësoheni vetë. Por si ta kuptoni nëse po shfaqni një sjellje varësie? Pyetjet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

– A e kontrolloni celularin sapo zgjoheni në mëngjes dhe para se të flini natën?

– A e kontrolloni shpesh celularin gjatë ditës, edhe në raste si për shembull një darkë familjare?

– A e cënon sigurinë tuaj celulari, në kuptimin si për shembull a shkruani mesazhe kur jeni duke ngarë makinën?

– Pyesni veten, nga sa gjëra do të hiqnit dorë për celularin tuaj?

– A ju thonë familjarët dhe miqtë se e kontrolloni shumë shpesh celularin tuaj? (PCWorld Albanian)

Tags >

celular
Lajmet e fundit>