Ja se si

Si ta mbroni fjalëkalimin tuaj online

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Si ta mbroni fjalëkalimin tuaj online

altMbrojtja e fjalëkalimit është e lehtë me menaxherët si Bruce Schneier’s Password Safe apo me Portableapps.com që është version i softuerit KeePass. Përdorni një kompjuter publik? Fillimisht skanojeni me antivirusin pa pagesë ClamWin.

Duket shumë e padrejtë! Me gjithë vështirësitë për t’i mbajtur mend të gjithë fjalëkalimet e të gjitha ueb faqeve dhe softuerëve të cilët i përdorim, humbja e tyre është një çështje e madhe sigurie. Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të mënjanoni dy problemet më të zakonshme të sigurisë, duke përfshirë edhe fjalëkalimet (password).

Gjetja e fjalëkalimeve, punë e lehtë
Pse duhet të mërziteni? Fjalëkalimet janë çelësi i çdo gjëje që ju keni mbyllur brenda.

Kur dikush e theu fjalëkalimin e yahoo e-mailit të Guvernatores së Alaskës Sarah Palin dhe e bëri publike përmbajtjen e e-mailit, incidenti u bë publik dhe çështja u bë shumë serioze. Nëse ju lini një fjalëkalim të thjeshtë në e-mailin tuaj dhe informacioni që ju jepni në “secret question” të profilit tuaj online është i lehtë për t’u qëlluar; atëherë ndonjë person i keq nuk do ta ketë të vështirë ta bindë Web mail service’s password-recovery mechanism ta gjejë fjalëkalimin tuaj. Këtyre ditëve, çdokush ka një llogari në Facebook, LinkedIn, Twitter; ndërsa informacionet e dhëna në pyetjet më të zakonshme të sigurisë si emri i shkollës së mesme apo i qenit tuaj, mund të jenë shumë të lehta për t’u qëlluar. 

Zgjidhja: Përdorni një fjalëkalim me shumë rigorozitet dhe bëni back up skedarët e fjalëkalimit tuaj. Përdorimi i Bruce Schneier’s Password Safe apo Portableapps.com, mund të jetë një fillim i mirë për juve. Pasi ta keni zgjedhur një fjalëkalim më të vështirë, vendosni edhe një tjetër fjalëkalim por ndryshe prej atij të parit në pyetjet e pashmangshme si për shembull emri i parë mamasë suaj. Mamasë suaj ndoshta nuk do t’i pëlqente të identifikohej në ndonjë fjalëkalim banke si zonja “7#BrE_r”, por kështu askush nuk do të mund ta qëllonte mënyrën se si ju e keni emërtuar mamanë tuaj në listën e përgjigjeve të fshehta.

Ruajtja e fjalëkalimit në kompjuterët publikë
Pse duhet të brengoseni kur përdorni një kompjuter publik të rrezikshëm?

Derisa jeni në një udhëtim, ju mund ta kontrolloni e-mailin tuaj në kompjuterin e hollit të ndonjë hoteli. Por është më mirë të mos e bëni këtë. Është një dukuri e zakonshme që kompjuterët publikë në vendet si shkollat, internet kafetë, qendrat tregtare dhe libraritë të jenë të infektuar me Trojan horse dhe vjedhës fjalëkalimesh. Në shumicën e rasteve, kompjuterët publikë nuk mbikëqyren nga pronarët e tyre. Andaj këta kompjuterë janë të prirur që shpesh të infektohen, ndërsa rrallëherë pastrohen. Kur vizitorët e rastit hyjnë për ta kontrolluar e-maillin e tyre apo përdorin shërbime të tjera, vjedhësit e të dhënave i shohin këta kompjuterë si burim të efektshëm të mbledhjes së informacioneve, të cilat më pas ua shesin krijuesve të spamëve.

Zgjidhja: Nëse mund ta formatizoni kompjuterin tuaj, mënyra më e mirë është që të mbani një kopje të sistemit operativ Knoppix bootable në CD, DVD apo USB. Ju mund ta ndërtoni kompjuterin tuaj duke lënë 2 GB për vegla të internetit. Por nëse veç ju duhet ta instaloni Windows-in e vet kompjuterit, atëherë është më mirë të mos i përdorni aplikacionet tuaja. Në vend të kësaj, përdorni aplikacione online nga PortbaleApps.com. Kjo ueb faqe përmban aplikacione të përkohshme që do t’i strehojnë të gjithë skedarët e përkohshëm, skedarët e fshehur si dhe historinë e internetit (history). 

Për ta mbrojtur veten nga softuerët e infektuar që mund të jenë në kompjuterët publikë, skanojeni kompjuterin me veglat pa pagesë antivirusin ClamWin dhe kujdesuni për shfletuesit tuaj, aplikacionet e zyrës dhe veglat e sigurta të transferimit të të dhënave. Gjithashtu ekziston edhe një vegël shumë e vyeshme për fjalëkalime. Mbi të gjitha, PC World ju rekomandon që sa më shpejtë t’i ndryshoni të gjitha fjalëkalimet që i keni përdorur në kompjuterë publikë. 

 

Lajmet e fundit>