Ja se si

Si ta përdorni më shpejt rrjetin Facebook

Nov 23 2012
0 Shpërndarje
Si ta përdorni më shpejt rrjetin Facebook

Kurseni pak kohë (derisa jeni duke e humbur) në Facebook me shkurtesa të dobishme të tastierës për të punuar në shpejtësi në rrjetin shoqëror, duke gjetur biseda dhe duke shkruar porosi.

Fleta me truqe për Facebook ofron të gjitha shkurtesat madje edhe një udhëzim për ikonat për emocione.

Shumica e këtyre urdhrave përdorin Alt+ një numër. Shkurtesat e tjera përfshijnë Alt+q për të paraqitur ose fshehur shkurtesat që janë në dispozicion dhe Alt+c për të nisur një porosi të re.

Dijeni që shkurtesat funksionojnë ndryshe në shfletues të ndryshëm. Ja se çfarë thotë My Clever Agency për të përdorur këto kombinime:

Windows Firefox: Shift + Alt + # Chrome: Alt + #

Mac Firefox : Control + # Chrome: Control + Option + # Safari: Control + Option + #

Më poshtë ndodhet fleta e plotë me truqe. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>