Ja se si

Si ta transferoj kutinë e vjetër të Outlook Express-it në një PC të ri?

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Si ta transferoj kutinë e vjetër të Outlook Express-it në një PC të ri?

Në Outlook Express, zgjidhni Tools•Options, klikoni tabelën Maintenance dhe pastaj butonin Store Folder. Kutia e dialogut të Store Location ka një fushë që përmban një rrugë folder (ndoshta që fillon me ‘c:\Documents and Settings…’). Zgjidhni këtë rrugë duke klikuar brenda saj dhe shtypni <Home> dhe pastaj shtypni <Shift>-<End>.
Me tërë këtë rrugë të hijezuar, shtypni <Ctrl>. Për ta kopjuar atë klikoni Cancel dy herë radhazi për t’i lënë kutitë e dialogut për të dyja. Sigurohuni të zgjidhni Outlook Express. Pastaj zgjidhni Start•Run, shtypni <Ctrl>-V për ta vendosur rrugën brenda kutisë së funksionimit dhe shtyp <Enter>.
Pastaj do të hapet një dritare e Windows Explorer, që tregon përmbajtjen e follderit të ruajtur- ai që mban porositë tuaja. Klikoni ikonën Up Folder për ta zhvendosur tek ai folder. Kopjoni folderin (sigurisht atë të quajtur ‘Outlook Express’) te një drajv i jashtëm, te një folder i ndarë apo te mediat e tjera.
Në Vista, lançoni Windows mail dhe pastaj zgjidhni File•Import•Messages.
Zgjidhni Microsoft Outlook Express 6 si program për importimin e porosive të Windows-it. Klikoni butonin Browse, gjeni dhe selektoni folderin Outlook Express që e keni kopjuar nga PC-ja e vjetër dhe klikoni Select Folder. Kompletoni hapat e tjerë të mbetur për këtë zhvendosje. Për të mbartur përmbajtjen e kutisë së vjetër të porosive tek ajo e reja, klikoni në brendësi të kutisë së folderit të importuar, shtypni <Ctrl>-A për të selektuar të gjitha porositë dhe hidhini ato te kutia e folderit të ri.

Lajmet e fundit>