Ja se si

Si të aksesojmë disketat 3.5 inç

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Si të aksesojmë disketat 3.5 inç

Floppy disk“Sapo gjeta një kuti këpucësh plot me disketa3.5 inç. Mendoj se janë të kamerës së vjetër dixhitale, por nuk kam mundësi ta kuptoj sepse kompjuteri dhe kamera qe kam tani nuk mund ti lexojë ato. çfarë mund të bëj?”

Kompjuterat modern nuk kanë driver për disketa. Si mund të nxjerrim informacionet që ata mbajnë? Dokumentet WordPerfect ? Apo ndonjë të dhënë tjetër që mund të ketë ngelur në disketë? Ju mund të gjeni një kompjuter të vjetër që i lexon këto të dhëna por ekziston problem se si ti hedhim në kompjuterin e ri. Vjetërsia e kompjuterit do të sjellë mungesën e portës USB.

Një mënyrë tjetër është të shpenzosh disa para. Po të kërkosh në Ebay mund të gjesh driver-a të jashtëm disketash me një kosto që varion nga 10-15 $. Newegg gjithashtu shet driver-a të jashtëm disketash për 14.99 $.

Është një çmim simbolik që do paguash për të lexuar disketat e vjetra. Mjafton thjesht ta vendosësh driver-in në një portë USB.

Gjithsesi në vitet që vijnë priten të bëhen të njëjtat pyetje për CD-t prandaj merrni masa që tani. Ka një probabilitet të lartë që kompjuteri juaj i ardhshëm të mos ketë një driver optik sidomos nëse është laptop. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>