Ja se si

Si të aktivizoni chat-in vetëm për disa persona në Facebook

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Si të aktivizoni chat-in vetëm për disa persona në Facebook

Chat-i në Facebook jo pak herë na shkakton më tepër bezdisje sesa zbavitje pasi kur miqtë na shohin online fillojnë të na flasin dhe pa kuptuar gjendemi në një situatë kur gjithçka është rrëmujë dhe nuk dimë se kujt t’i kthejmë përgjigjje më parë.Facebook chat

Fatmirësisht, ka një zgjidhje që eliminon hatërmbejtjet nga miqtë që ju flasin në chat dhe ju nuk iu përgjigjeni si dhe ju jep mundësi të evitoni bisedat me persona që nuk dëshironi t’u flisni.

Përmes hapave të mëposhtëm mund të kontrolloni se cilët miq shohin statusin tuaj online në chat:

1. Hapni listën e chat-it në Facebook dhe klikoni ikonën e ngjashme me ingranazhin.

2. Shkoni tek “Advanced Settings.”

3. Zgjidhni “Turn On Chat for Only Some Friends” dhe shkruani emrin e miqve (ose emrin e një liste që mund ta krijoni nga faqja kryesore e Facebook-ut) të cilët dëshironi t’ju shohin online. Ose mund të zgjidhni opsionin tjetër që t’ju shohin të gjithë miqtë përveç disave.

4. Klikoni “Save.”

Si mund të riktheni stilin e vjetër të ri-cicërimit në Twitter

Pasi të keni përfunduar këtë procedurë, në varësi të mënyrës që keni zgjedhur më lart, do të keni mundësi të manovroni më mirë chat-in në Facebook, duke folur me personat me të cilët dëshironi vërtet të komunikoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>