Lajmet

Si të aktivizoni marrësin e ngjyrave në Internet Explorer

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Si të aktivizoni marrësin e ngjyrave në Internet Explorer

InterNET EXPLORERDuke e ditur edhe numrin jo edhe aq të madh të përdoruesve të shfletuesit Internet Explorer, mbase ky postim mund të duket si jo fort i nevojshëm.

Por sidoqoftë, mund të ketë zhvillues të uebit të cilët mund të përdorin disa shfletues njëherësh, apo edhe vetëm këtë shfletues, por që të mos jenë në dijeni për një veçori që quhet Marrësi i Ngjyrave, që mund të përdoret nga ky shfletues.

Kjo vegël mund të jetë e mirëseardhur për zhvilluesit dhe ja se si të filloni ta përdorni atë. Por çfarë kryen në të vërtet kjo vegël? Ajo shërben për kopjim të kodit të ngjyrës në faqen e tanishme, qoftë ajo një fotografi, apo ndonjë gjë tjetër në faqe.

Ajo ngjyrë pastaj mund të kopjohet në formatin hex që të mund të përdoret në Photoshop, një editor të HTML-së apo ku ju dëshironi.

Gjëra e parë që duhet të bëni është të klikoni në menunë Settings, pastaj të lëshoni F12 Developer Tools. Pastaj klikoni në menynë Tools dhe zgjidhni Show color picker.

Kjo është e tëra që duhet të bëni.

Tani thjesht klikoni ndonjë element në faqe për të marrë kodet e ngjyrave RGB dhe HEX. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>