Vëzhgim

Si të bëni gjithçka më shpejt?

Aug 27 2008
0 Shpërndarje
Si të bëni gjithçka më shpejt?

Zhvendosni dosjet në një disk të jashtë. Ju është mbushur harddisku plot? Asgjë nuk e liron më shpejt se zhvendosja e koleksionit tuaj muzikor në një harddisk të dytë, të jashtëm. Së pari, mbyllni çdo program që luan muzikë. Në XP hapni My Documents dhe tërhiqeni dosjen My Music në diskun e jashtëm. Windows do ta kuptojë se ju jeni duke lëvizur një dosje të veçantë dhe do t’i ndryshojë opsionet e veta. (Nëse nuk përdorni dosjen My Music, zhvendosni dosjen që përdorni në disk. Windows nuk e trajton si dosje të veçantë, pasi nuk është e tillë). Në Vista, klikoni Start, pastaj klikoni me të djathtën Music dhe selektoni Properties. Klikoni fushën Location. Ndryshoni shtegun në vendndodhjen e re te harddisku i jashtëm dhe klikoni OK. Nëse Windows pyet nëse doni të krijoni një dosje të re, klikoni Yes. Kur Windows ju pyet nëse doni të zhvendosni të gjithë dokumentet, klikoni Yes përsëri. Nëse përdorni Windows Media Player, hapeni atë pasi të keni zhvendosur dosjet dhe shtypni F3. Zgjidhni dosjen e re të muzikës dhe lejoni që programi të kërkojë dokumentet.

22 mënyra për të kryer më me efikasitet punët e zakonshme, nga riinstalimi i Windows, largimi i spyware e deri tek rregullimi i një web faqe.

 

Zhvendosni dosjet në një disk të jashtë

 është mbushur harddisku plot? Asgjë nuk e liron më shpejt se zhvendosja e koleksionit tuaj muzikor në një harddisk të dytë, të jashtëm. Së pari, mbyllni çdo program që luan muzikë. Në XP hapni My Documents dhe tërhiqeni dosjen My Music në diskun e jashtëm. Windows do ta kuptojë se ju jeni duke lëvizur një dosje të veçantë dhe do t’i ndryshojë opsionet e veta. (Nëse nuk përdorni dosjen My Music, zhvendosni dosjen që përdorni në disk. Windows nuk e trajton si dosje të veçantë, pasi nuk është e tillë). Në Vista, klikoni Start, pastaj klikoni me të djathtën Music dhe selektoni Properties. Klikoni fushën Location. Ndryshoni shtegun në vendndodhjen e re te harddisku i jashtëm dhe klikoni OK. Nëse Windows pyet nëse doni të krijoni një dosje të re, klikoni Yes. Kur Windows ju pyet nëse doni të zhvendosni të gjithë dokumentet, klikoni Yes përsëri. Nëse përdorni Windows Media Player, hapeni atë pasi të keni zhvendosur dosjet dhe shtypni F3. Zgjidhni dosjen e re të muzikës dhe lejoni që programi të kërkojë dokumentet.

 

Ruani të dhënat

Për backup të shpejtë investoni në një harddisk të jashtëm, kapaciteti i të cilit duhet të jetë pak më i madh se ai që keni on-board. Nëse kompjuteri ka një port eSATA, blini një disk eSATA për të shfrytëzuar përparësinë e transferimit të shpejtë të dokumenteve. Në të kundërt përdorni lidhjet USB apo FireWire. Për një ruajtje të shpejtë, kyçeni diskun e jashtëm. Kur Windows ta ketë njohur, klikoni Windows-R, dhe shkruani %userprofi le% dhe shtypni Enter. Tërhiqeni dosjen Documents (apo My Documents) tek disku i jashtëm. Nëse keni Vista duhet të tërhiqni gjithashtu dosjet Music, Pictures, Saved Games dhe Videos (përdoruesit e XP nuk duhet të mërziten, pasi te XP ato janë brenda MyDocuments). Nëse nuk i ruani shënimet në dosjet e paracaktuara nga Windows, do ju duhet t’i tërhiqni edhe dosjet e tjera në diskun e jashtëm. Doni mënyrën automatike? Zgjidhni një disk të jashtëm që vjen me një program për backup (shumica e kanë) dhe përdoreni.

Dërgoni me e-mail dokumente gjigante 

Dërgimi i videove interesante te shokët tuaj me e-mail nuk do të ishte i suksesshëmnëse dokumenti tejkalon 6MB. Edhe nëse përdorin një program të bazuar në POP, siç është Outlook, ata do të duhet të shkarkojnë tërë mesazhin para se të shohin se ai e-mail është nga ju ose para se të shkarkojnë mesazhin e radhës. Nëse një nga marrësit ka lidhje të ngadaltë të internetit, mund edhe të mërziten me ju. Rregulli im: Asnjëherë mos dërgoni e-mail me përmbajtje që tejkalon 1MB pa lejen e pranuesit të mesazhit. Si një alternativë përdorni YouSendIt, shërbim që ofron FTP transfer. Shërbimi është falas për dokumentet nën 100MB, të cilët mund të shkarkohen deri në 100 herë. Ju as që duhet të regjistroheni apo të vendosni fjalëkalim (edhe pse ka disa tipare të avancuara, nëse regjistroheni dhe nëse paguani merrni shërbime shtesë). Vetëm vendosni dy adresat e-mail, vendosni dokumentin dhe klikoni butonin Send.

Krijoni një disk shpëtues

Si mund të shpëtoni shënimet me vlerëkur Windows refuzon të startojë? Përdorninjë PC të ndonjë shoku për tëshkarkuar Puppy Linux. Nëse PC-ja juaj nuk është mbuluar nga pluhuri është mirë të krijoni një disk shpëtues para se të mbulohet.Klikoni dy herë dokumentin e shkarkuar dhe Nero apo Roxio’s Easy Media Creator do të startojë. Nëse Windows ju informon se nuk di si të veprojë me një dokument .iso, ju duhet të shkarkoni dhe të instaloni një kopjues falas si ISO Recorder. Puppy nuk është versioni më i fuqishëm i Linux, punon me disqe NTFS dhe Windows e pranon lehtë. Pasi të përdorni CD-në startuese për të arritur eksesin e makinës problematike, mund t’i kopjoni dokumentet nga harddisku i kompjuterit te një disk i jashtëm, apo edhe të redaktoni ndonjë dokument .doc dhe .xls

Pavarësisht sa kohë harxhoni online nuk mund ta konsideroni vetën banor të internetit, nëse ende nuk keni faqen tuaj në rrjet. Në ditët e sotme është vështirë ta mbani tëfreskët blogun dhe njëkohësisht të keni një dizajn të bukur. Nëse ju pëlqen thjeshtësia, por nuk doni të komprometoheni në class, përdorni shërbimet e blogut si Blogger.com apo WordPress.com. Me të dy shërbimet, mund të mbushni një formular dhe të zgjidhni një shabllon i cili vendos pamjen e blogut tuaj dhe në këtë mënyrë jeni gati. Mund të postoni shkrimet tuaja që keni shkruar në Word 2007, direkt në Blogger apo WordPress. Vetëm klikoni butonin Office dhe zgjidhni Publish Blog.

Informohuni

Është vit i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. A e dini se ku gjendet kandidati juaj i preferuar? Në vazhdim janë disa mënyra të lehta për të kontrolluar tërë Informohuniinformacionin e mundshëmMe siguri e dini se burimet RSS të lajmeve ofrojnë mënyrën më të përshtatshme për të marrë lajmet drejt në PC-në tuaj. Mund ta bëni mekanizmin RSS më efikas. Nëse preferoni të lexoni lajmet në shfletues ju rekomandoj Google Reader, i cili ju lejon të vozisni mes titujve kryesorë. Një numër i shërbimeve falas mund t’ju dërgojnë burime RSS nëpërmjet postës e-mail. E preferuara ime ështëSendMeRSS.com, e cila është aq e lehtë sa që nuk do t’ju duhet as të regjistroheni nëfaqe. Megjithatë, nëse regjistroheni ju do timerrni lajmet akoma edhe më lehtë. Vetëm vendosni URL-në për lajmet RSS që dëshironi, shkruani adresën tuaj e-mail, dhe klikoni Feed. Tash e tutje, lajmet e reja do të paraqiten automatikisht në Inbox. Burimet RSS janë të përshtatshme për të parë se për çka është duke shkruar New York Times, por Google Alerts drejton vëmendjen tek temat e përcaktuara në mesin e shumë botimeve. Shkoni tek Google News, kërkoni diçka dhe hapni lajmin që ju intereson. Pastaj lëvizni në fund të faqes dhe klikoni linkun me fjalinë ‘Get the latest news on your search criteria with Google Alerts’. Një këshillë e vogël: përdorni Google Alerts për një temë të veçantë, jo ndonjë temë gjithëpërfshirëse apo të popullarizuar. Vendosni si term të kërkuar “Paris Hilton” dhe rrebeshi i lajmeve do t’ju tronditë.

Përmirësimi i një fotoje

Të themi se keni një foto me probleme të dritës dhe kontrastit. Nëse po nguteni dhe nuk njihni artin e manipulimit të fotove, ju duhet një program që rregullon dritë-hijet e fotografisë. Koncepti është i lehtë për t’u kuptuar dhe funksionon. Ku mund të gjeni vegla të tilla? Nëse përdorni Photoshop Elements, tashmë i keni te fusha Quick (apo Quick Fix në versionin 5), tek Lightning. Në të kundërt, keni dy opsione falas. Microsoft Windows Live Photo Gallery është në fotogalerinë e Vista. Zgjidhni Fix, Adjust Exposure tek Windows Live Photo Gallery (e cila punon në Vista dhe XP), dhe do të keni histogramin dhe rregulluesin e nivelit të dritës dhe hijeve, si dhe opsionin e zakonshëm të dritës dhe kontrastit. Nëse preferoni të mos instaloni ndonjë program, provoni faqen falas për editimin e fotografive Picnik. Klikoni butonin Upload Photo, pastaj klikoniExposure, Advanced për të përdorur rregulluesit e nivelit të refl ektimit dhe hijeve, si dhe histogramin. Kur të përfundoni rregullimin e fotos, mund ta ruani atë në PC-në tuaj.

Ndërroni rezolucionin e monitorit

Si rregull i përgjithshëm, duhet të vendosni monitorin në rezolucionin më të lartë. Sidoqoftë ka disa përjashtime. Disa programe, veçanërisht lojërat, punojnë më mirë me më pak rezolucion. Dhe nëse laptopi juaj trulloset (siç ndodh me timin) kur ta lidhni me një monitor të jashtëm, do t’ju duhet të ndryshoni konfi gurimin te Windows Display Properties. Për këtë, unë rekomandoj MultiRes. Kjo vegël falas krijon një ikonë, nga e cila mund të zgjidhni çdo rezolucion të mundshëm, thellësinë e ekranit dhe shpejtësinë e rifreskimit të tij.

Kopjoni kalendarin e ngjarjeve tek telefoni, juaj i zakonshëm

Edhe nëse telefoni juaj celular nuk kualifi – kohet “smart” me standardet e sotme, ju përsëri mund ta përdorni për të mbajtur orarin tuaj të ngjeshur. Nga Outlook apo Google Calendar, mund të dërgoni përkujtuesit e takimeve në telefonin tuaj celular si mesazh teksti. Kur të caktoni një takim nga Outlook, klikoni butonin Invite Attendees (Forward në Office 2007). Në fushën To, vendosni adresën e telefonit, si për shembull [email protected] (pjesa nga @ndryshon varësisht nga operatori celular). Si mundësi tjetër, përdoruesit e Outlook 2007 mund të punojnë me SMS Link për Microsoft Office Outlook 2007, i cili ju lejon të dërgoni takimet, kontaktet dhe detyrat tek telefonat celularë si mesazhe në tekst. Google Calendar përkrah drejtpërdrejt SMS, kështu që nuk ju duhet të prisni që telefoni juaj të ketë një llogari e-mail. Për të rregulluar këtë tipar, klikoni Settings, Mobile Setup dhe ndiqni udhëzimet. Kur të jeni në procesin e caktimit të ndonjë takimi, vendosni SMS si lajmëruesin tuaj. Mund ta rregulloni për të pasur më shumë se një lajmërim për takimin dhe mund të vendosni që t’ju lajmërojë deri një javë përpara kohës së takimit.

Skanoni për programe të dëmshme me vegla online

Mënyra më e mirë për të mbajtur PC-në tuaj të lirë nga viruset dhe programet e dëmshme, është një aplikacion i mirë antivirus i freskuar. Por, nëse nuk keni qenë të vëmendshëm dhe keni lejuar kompjuterin t’i ekspozohet programeve dashakeqe, mund t’i gjeni shpejt dhe t’i eliminoni ndërhyrjet duke përdorur një program portativ të sigurisë, që nuk ka nevojë të instalohet në sistemin tuaj, apo duke përdorur një skaner të bazuar në rrjet. Ewido Networks (pjesë e Grisoft, që prodhon antiviruset AVG) ofron një vegël të shkëlqyeshme falas. Provoni skanerin Ewido falas (i cili punon vetëm me Internet Explorer) apo me programin e ngjashëm të disponueshëm për download. Të dy versionet freskojnë veten kur i përdorni. Opsionet e tjera janë ClamWin Portable dhe Kaspersky Lab Web Scanner.

Është e lehtë të gjesh distancën e udhëtimit me veturë: Shkoni tek Google Map apo MapQuest dhe vendosni drejtimet. Por këto shërbime nuk ofrojnë shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave dhe nuk ju drejtojnë të kaloni nëpër rrugë njëkalimsheedhe pse këto rrugë janë të përshtatshme për këmbësorë. Le ta pranojmë, marrja e gjatësive të sakta të shtigjeve që do të vraponi është e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për fuqinë dhe kohën që do të harxhoni. Këtu ka rol të veçantë Gmaps Pedometer. Kjo përzierje e Google Maps ju lejon të gjeni gjatësinë e rrugës dhe të merrni shënime të sakta. Për ta përdorur shkoni tek gmap-pedometer.com dhe zmadhojeni vendndodhjen tuaj. Pasi hartat e Google nuk shfaqin shtigjet, klikoni butonin Hybrid për të kombinuar hartat me fotografi në satelitore. Klikoni Start Recording dhe klikoni dy herë dhe vendosni pikën tuaj të fi llimit të udhëtimit. Pastaj klikoni dy herë pikat gjatë rrugës deri sa të shikoni distancën, e cila shfaqet në anën e majtë.

Shpërndani fotot me familjen dhe shoqërinë

Pasi të jeni kthyer nga pushimet, do dëshironit të dërgoni një grumbull fotografi sh të preferuara si pjesë e një e-mail, por bashkëngjitja e një mesazhi 20MB në e-mail, për të gjitha kontaktet tuaja, mund të jetë e bezdisshme dhe e mundimshme. Në vend të kësaj ngarkoni fotografi të në një album në një faqe për shpërndarjen e fotove dhe ft oni të afërmit dhe shoqërinë tí shikojnë kur të munden. Hilja është të ngarkimin e fotove drejtpërdrejt nga programi që përdorni për ti organizuar, qoft ë ndonjë program i caktuar si Windows LivePhoto Gallery, Picasa apo ndonjë tjetër. Tek Photo Gallery, zgjidhni fotot që planifi koni të shpërndani, duke i selektuar apo i klikuar, duke mbajtur butonin Ctrl të shtypur. Pasi ti keni selektuar, klikoni Publish, More services, Publish on Flickr…Do t’ju duhet një emër identifikues i Flickr apo Yahoo. Procesi i ngarkimit është shumë i thjeshtë. Pas kësaj ju mund të identifi koheni në Flickr dhe t’i tregoni kontakteve tuaja që fotot janë të gatshme për t’u parë. Në Picasa2 zgjidhni fotot që dëshironi dhe klikoni butonin Web Album. Nëse dokumente të ndryshme tashmë nuk janë të mbledhur në një album apo dosje të njëjtë, lehtësisht do të krijoninjë album në Picasa2. Vendosini fotografi të aty dhe pastaj krijoni një Web Album. Pasi të jeni identifi kuar (do t’ju duhet një llogari Google), kompletoni formularin e hapur dhe filloni ngarkimin. Kur kjo të përfundojë, klikoni View Online. Nëse jeni të kënaqur me rezultatin, klikoni butonin Share Album për t’i dërguar të gjithëve linkun me e-mail. Shumica e aplikacioneve të mira për foto, kanë tipare të ngjashme, kështu që shfrytëzoni përparësitë e aplikacionit për të thjeshtuar procesin e shpërndarjes së kujtimeve me të dashurit tuaj.

Identifikoni një e-mail mashtrues

Të gjithë kemi pranuar mesazhe të ridrejtuar nga shokët apo të afërmit. Disa nga këta mesazhe paralajmërojnë për viruse shkatërruese, që kërkojnë vëmendje të menjëhershme; të tjerët na paralajmërojnë për grabitqarë që fshihen në parkingjet e qendrave tregtare. Shumica prej tyre janë mashtrues! Por, nëse nuk jeni të sigurt, ja disa shenja të thashethemeve se mesazhi i pranuar është i rremë.. Mashtrimi: Nëse keni një dokument me emër të caktuar, jeni të infektuar. E vërteta: Një program i dëmshëm, i vërtetë, ndryshon emrin nga njëri infektim në tjetrin, apo zëvendëson dokumentin ekzistues. Dokumenti i emëruar në lajmërimin me e-mail ka mundësi të jetë pjesë standarde e Windows dhe largimi i tij mund të ngatërrojë PC-në tuaj. Mashtrimi: Virusi do të fshijë harddiskun tuaj apo do të bëjë gjëra të tjera të frikshme nëse nuk e pastroni. E vërteta: Programet e dëmshme nuk sillen tashmë kështu. Djemtë e këqij e shohin si më fitimprurës vjedhjen e fjalëkalimit dhe numrat e kartës së kredit të viktimës, në mënyrë të qetë.

Vendosni titra tek xhirimet amatore

Nëse keni bërë xhirime me kamerën tuaj, ju mund të vendosni titra për disa minutame Windows Movie Maker, i cili është i inkuadruar në çdo version të Windows. Për të filluar, importoni videon tuaj dhe futuni në modulin timeline. Në shiritin e kronologjisë, në pjesën e poshtme të dritares, zgjidhni klipin të cilit doni t’i vendosni titra (në shumicën e rasteve ky është klipi i parë). Në panelin e majtë, tek Edit Move (vetëm Edit në Vista), klikoni Make titles or credits (vetëm Titles and credits në Vista). Klikoni Add title on the selected clip in the timeline (vetëm Title në Vista). Shkruani tekstin dhe shihini të paraqitet në ekranin e vogël (mund të shfaqë një pamje të zezë në vend të videos). Nëse nuk ju pëlqen se si duken titrat, përdorni linqet e vendosura poshtë fushës së tekstit, për të ndryshuar animimet apo fontet. Unë rekomandoj animimet Fade dhe Slow Zoom. E fundit, klikoni Done, Add Title to movie në XP (apo vetëm AddTitle në Vista). Pastaj shikoni videon dhe vlerësoni nëse ju pëlqen. Nëse jeni të pakënaqur me rezultatin, klikoni dy herë titrat në shiritin kronologjik për ti ndryshuar.

 

 

Si të Përshtasësh televizorin HD për shikim më të mirë

Keni shpenzuar një pasuri të tërë për të blerë TV-në tuaj me defi nicion të lartë, porkur uleni për të parë diçka, e gjitha çka shihni janë 1080 vija progresive të mbeturinave të ngjyrës. Ta përmirësojmë pak këtë? Mënyra më e shpejtë për të përmirësuar pamjen e TV-së është të ndaloni modulet e tepruara dinamike (ndonjëherë të emërtuara “Movie” apo “Sport”) që aplikohen. Duke përdorur menytë e përshtatjes së fotografi së (nuk mund t’ju jap udhëzime të sakta për navigim, pasi menytë e TV-ve ndryshojnë mes tyre), vendosni modulin në Normal apo diçka të ngjashme. Pastaj rregulloni dritën dhe kontrastin në mes të nivelit. Nëse nuk jeni të kënaqur, kërkoni nëkoleksionin tuaj të DVD-ve për një film me logo THX në kuti. Përveç tipareve tjera ekstra në disk, ju do të gjeni dhe THX Optimizer, një komplet i shkëlqyeshëm i strukturës, i cili do të përshtatë televizorin tuaj. Disa minuta që kaloni në Optimizer ia vlejnë për kohën që keni shpenzuar. Së pari, për të marr vlerën e plotë të Optimizer, ju duhet të porosisni një komplet special të syzeve të kaltra nga dyqani THX. Kostoja është 2$ plus taksat e transportit dhe gjithashtu nevojiten disa ditë për postim. Tjetër fakt që duhet të keni parasysh është rregullimi i konfi gurimeve të televizorit High defi nicion, që janë specifike për secilën lidhje, që do të thotë se përshtatja që bëni për DVD-në do të ketë efekt vetëm në atë që shikoni në DVD player. Çka shikoni përmes DVR, apo përmes lidhjes tuaj direkt, nuk do të përmirësohet. Ju mund të rregulloni të gjitha konfi gurimet në mënyrë manuale, duke i rikrijuar, por kjo është e komplikuar. Nëse merrni sinjal HD, përmes kompanisë suaj kabllore apo satelitore, keni një mundësi tjetër. Një kanal transmeton një sistem testues 10-minutësh, çdo të shtunë në 06:30. Është kohë e papërshtatshme për t’u zgjuar, por nëse keni një HD DVR, kjo nuk është problem.

Testoni me Linux

Testimi i një sistemi të ri operativ mund të jetë i frikshëm. Por mund ta provoni shpejtë dhe pa probleme meLinux. Versioni i fundit i Ubuntu, Hardy Heron 8.04 vjen me një opsion të instalimit të lehtë. Metoda më e shpejtë është kopjimi i sistemit operativ në një CD dhe pastaj nisja e PC-së nga ai disk. Ubuntu do të fillojë në modulin Live CD dhe ju mundëson të punoni me shumicën e tipareve të tij, pa pasur nevojë ta instaloni. Një zgjidhje tjetër e mirë është të vendosniCD-në në Windows dhe të përdorni instaluesin Wubi (duhet të niset automatikisht). Wubi ju lejon të instaloni Ubuntu njësoj si të instaloni ndonjë program tjetër Windows. Kur të ndizni kompjuterin, Windows Boot Manager do t’ju ofrojë mundësinë e zgjedhjes mes Ubuntu dhe Windows. Mund të përdorni të gjitha tiparet e Ubuntu duke përfshirë efektet 3D, me të cilat mburren përdoruesit e Linux. Nëse vendosni se ju pëlqen, mos ndryshoni asgjë. Nëse jo, ristartoni në Windows dhe aktivizoni ç’instaluesin e Wubi nga Add/Remove Programs.

Si të publikosh filmat amatorë

Windows Movie Maker vjen i pajisur meopsionin “Dërgo në e-mail”. Por nuk duhet të mendoni të klikoni atë, përveçse nëse doni të nervozoni ndonjë mik. Pse mos ti gëzoni të gjithë duke përdorur YouTube, për të shpërndarë videot tuaja? Kjo faqe pranon një numër të madh të formateve të videove, duke përfshirë .wmv, .avi, .mov, .mpg dhe bën ndryshimet e formatit dhe rezolucionit vetvetiu. Nga Windows Media Maker, ju duhet ta krijoni videon në një format të pranueshëm për YouTube, para se të mund ta ngarkoni. Klikoni Save to my computer tek ‘Finish Movie’ në XP, apo klikoni This Computertek ‘Publish’ në Vista. Përdorni magjistarin rezultues, duke ruajtur dokumentin në një vendndodhje të përshtatshme, duke zgjedhur Best quality for playback on mycomputer. Si përgjigje ndaj kësaj, Movie Maker do të krijojë dokumentin .wmv, të cilin YouTube mund ta pranojë. Duhet të jeni anëtar i YouTube për të ngarkuar dokumentet, por anëtarësimi është falas. Pasi të futeni, klikoni butonin e verdhë upload dhe ndiqni udhëzimet. Prisni disa minuta pasi është ngarkuar videoja, pastaj klikoni My Videos,zgjidhni videon dhe shikojeni. (Nëse video nuk gjendet aty, prisni edhe pak.) Mund të klikoni ikonën Share për t’ju treguar shokëve rreth asaj video, apo mund ta kopjoni URLnë dhe ta vendosni në mesazhin e-mail që do dërgoni. Por, nëse nuk dëshironi ta ndani videon me botën, rregulloni opsionet e transmetimit në Private dhe caktoni përdoruesit me të cilët dëshironi ta ndani atë video. .

Lajmet e fundit>