Ja se si

Si të blini një HDTV

Feb 2 2009
0 Shpërndarje
Si të blini një HDTV


Televizorët e sheshtë kanë lulëzuar si lloji më i popullarizuar i HDTV. Keni një fotografi të madhe, të bukur nga një ekran i hollë dhe i ndritshëm dhe çmimet në vitet e kaluara janë dukur mirë, duke rënë me mbi 20%. Për ekrane më të vogla se 42 inç, zgjedhja e vetme është LCD. Por për ekrane të kësaj madhësie ose më të mëdhenj mund të zgjidhni LCD ose plazma, cilido që ju përshtatet, juve dhe buxhetit tuaj.

Madhësia e plazmave variron nga 37 inç deri në 65 inç. Çmimet fillojnë nga 800$, dhe mund të arrijnë 5000$ deri në 7000$ për modelet me 60 deri 65 inç. Parimisht të gjithë modelet plazma në treg ofrojnë rezolucion HDTV. Disa modele të lira kanë kontrast më të ulët dhe riprodhim më të ulët të ngjyrës së zezë dhe gri, si dhe mund të mos kenë sukses në konvertimin e shfaqjeve dhe DVD-ve standarde në rezolucionin e duhur. Ju rekomandojmë të tejkaloni modelet 720p më pak të shtrenjta dhe të blini ato që përkrahin 1080p, që është rezolucioni i videove Blu-ray Disc.

LCD-të radhiten nga 15 inç për kompjuter desktop, deri në mrekullitë 56 inç. Në madhësitë 50 inç e lart, LCD janë konkurrent në çmim me televizorët plazma. Ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin me kualitetin e fotografisë, sidoqoftë, kontrasti dhe koha e refleksit është më e ngadalshme.

Përparësia e LCD është se mund t’i vendosni pothuajse në çdo vend. Përshtaten mirë në ambiente të ndritshme që nuk do të ishte e përshtatshme për shumicën e plazmave. Nëse dëshironi të përdorni TV-në tuaj si monitor, do të vëreni se LCD-të janë rreth një çerek më të ndritshme në krahasim me plazma të madhësisë së njëjtë, dhe janë më të lehta për t’u mbartur nëpër dhoma.

HDMI (High-Definition Multimedia Interface)
HDMI është lidhja dixhitale që dominon sot tek HDTV. Shpjegimi i thjeshtë këtu është se ju duhet të përdorni një kabëll që dërgon përmbajtjet HD në pjesët tjera të teatrit tuaj shtëpiak. Kjo lidhje vjen pothuajse në të gjithë marrësit HD dixhitalë, kutitë kabllore HD, në DVD player (ato që ofrojnë transmetim 720p, 1080i ose 1080p nga DVD të rregullta) dhe është lidhje standarde për pajisjet për Blu-ray. Versioni i saktë i lidhjes HDMI (për shembull 1.1 ose 1.3) është i rëndësisë së vogël për TV-të që sot gjenden në treg. Qëllimi i HDTV me së paku tri apo katër lidhje HDMI është të lidhet me sa më shumë pajisje që mundet. Modeli i shfaqur sipër, për shembull, ka katër lidhje HDMI në total: një në pjesën anësore të TV-së dhe tri në pjesën e pasme.

Porti USB

Disa HDTV kanë porte USB . Zakonisht këto janë parashikuar për lidhjen e disqeve flash që përmbajnë fotografi, muzikë ose azhurnime të sistemit operativ të TV-së (firmware). Funksionet e sakta të porteve USB mund të ndryshojnë nga prodhuesit, kështu që bëni një kontroll para se të vendosni për ndonjë model.

Porti Ethernet

Disa HDTV ofrojnë porte ethernet  që mund t’ju japin qasje në internet ose në përmbajtje (si për shembull fotografi) të transmetuara përmes rrjetit tuaj shtëpiak. Opsionet e ofruara përmes ethernet ndryshojnë nga një prodhues televizorësh në tjetrin, kështu që vërtetoni saktësisht çka po merrni para se të vendosni të blini.

Kontrolli i ngjyrave

Shumica, por jo të gjithë HDTV-të, ofrojnë rregullimin e ngjyrave .Ky kontroll lejon që në mënyrë manuale të rregulloni ngjyrën e kuqe, gjelbër dhe blu, që e krijojnë imazhin, për të arritur pamjen më të mirë të fotografisë për materialet multimediale. Do t’ju duhet ndoshta të rirregulloni tiparet e ngjyrave për burime të ndryshme të videos. Shumica e HDTV-ve kanë memorie për këto rregullime.

Telekomanda

Telekomanda e mirë (6) mund të jetë shoku juaj më i mirë, kurse telekomanda e keqe, armiku juaj më i keq. A ka dritë apo pulla të ndritshme në errësirë për të parë se çfarë të bëni kur të fiken dritat? Dhe sa lehtë mund të gjeni pullat e përdorshme më shpesh?

Ja disa udhëzime që duhet të merrni parasysh, para se të kaloni në high-def.

Merrni parasysh alternativat: Nëse mund të jetoni me një model 10 deri 18 inç i trashë në vend të 4 deri 7 inç, DLP (digital light-processing) modelet me “bisht” mund të ofrojnë performancë të ngjashme si ekranet e sheshta me çmim më të lirë. Nuk flitet për ta aq shumë pasi që nuk janë në modë.
Për të mësuar më shumë për TV-të me ekran të madh, shikoni “How to buy a Rear Projection TV” (find.pcworld.com/61974).

Mendoni HDMI: Blini një model me tri apo katër hyrje HDMI (High-Definition Multimedia Interface). Nëse veproni kështu do të jeni të sigurtë që do të mund të lidhni disa burime HD, si për shembull kutinë e kabllorit, marrësin dixhital dhe Blu-ray Disc player. Provoni të zgjidhni ndonjë model që ka porte përpara ose anash; kjo mund t’jua lehtësojë jetën kur është fjala për lidhjen e ndonjë pajisje, më lehtë.
Krahasoni ekranet duke përdorur burime të ndryshme: Shumica e ekraneve të sheshta pranojnë sinjalin HDTV dhe DVD për mrekulli, por sinjalet mediokre të kabllorit dhe satelitit do ta tregojnë veten. Mos merrni vendime për blerje duke u bazuar në fotografi të gjeneruar nga burime të përsosura, ose duke u bazuar në atë që shihni në dyqan.
Shikoni thellësinë e ngjyrës së zezë: Kur të krahasoni ofertat, merrni me vete një DVD me ndonjë film që ka skena të errëta. Përdoreni atë që të shikoni kualitetin e riprodhimit të ngjyrës së zezë dhe mundësisë për të parë detajet në ambiente të errëta.
Kontrolloni rregullimet e videove: Merrni telekomandën e TV-së, hapni menynë e rregullimit të videos dhe shikoni rregullimet. Nëse nuk ju është dukur mirë fotografia në shikim të parë, provoni të vendosni parametrat në mes për kontrast, bardhësi, ngjyra, nuancë dhe mprehtësi. Një TV i mirë mund të duket i dobët nëse nuk është konfiguruar mirë.

Lajmet e fundit>