Lajmet

Si të bllokoni reklamat nga një faqe e vetme në Chrome

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Si të bllokoni reklamat nga një faqe e vetme në Chrome

Google chromeReklamat nëpër uebfaqe janë mbase burimi i vetëm i përfitimit, prandaj përdorimi i kësaj teknike për të bllokuar reklamat nëpër këto faqe mund t’iu sjell atyre dëmtim material, por mbase këtë teknikë më së miri do të ishte që ta përdorni me ato uebfaqe të cilat janë të stërmbushura me reklama.

google chrome block 1

Gjëja interesante për ta mbajtur në mend është bllokimi i JavaScript-it që do të shkaktojë humbjen e ndonjë veçorie që është shkruar me JavaScript. Kjo nënkupton që nuk duhet ta bëni në ndonjë aplikacion uebi për shembull.

Dhe kur e bllokoni JavaScript-in, ju mund të mos bllokoni çdo reklamë, por kjo do me siguri që do të bllokojë të gjitha reklamat bezdisëse që janë duke ngadalësuar kompjuterin tuaj sa herë që shfletuesi i hap ato faqe të caktuara.

google chrome block 2

Sidoqoftë, le të fillojmë. Shkoni tek faqja e opsioneve e Chrome dhe shkoni tek seksioni Privacy/ Content që është paraqitur më sipër. Pastaj klikoni në butonin Manage exceptions poshtë seksionit të JavaScript-it.

Tani vendosni emrin e faqes që është me ato reklama, klikoni Block dhe klikoni diku tjetër në mënyrë që të ndryshojë që të paraqes një rresht të ri (e rëndësishme, përndryshe nuk do të ruhet për ndonjë arsye). Nëse keni probleme me këtë, kthehuni dhe largoni bllokimin e bërë. (PCWorld Albanian)

google chrome block 3

Lajmet e fundit>