Ja se si

Si të bllokoni Ueb faqe

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Si të bllokoni Ueb faqe

Dëshironi që t’jua ndaloni gjithë përdoruesve të kompjuterit tuaj qasjen në ueb faqe të caktuara, pa marrë parasysh cilin shfletues përdorin? Mjafton të bëni disa ndryshime të vogla në skedarët host të Windows-it, dhe ueb faqet e caktuara do të bllokohen. Është një procedurë e thjeshtë që nuk ka nevojë për të shkarkuar apo instaluar programe tjera.

1. Hapni Windows Explorer dhe shkoni tek C:\Windows\System32\drivers\etc. Nëse nuk e keni të instaluar Windows-in tek C, zëvendësoni vendndodhjen e mësipërme me atë të duhurën.

2. Klikoni dy herë tek hosts, dhe zgjedhni Notepad kur Windows t’ju kërkojë të zgjidhni një program. Nëse nuk ju del porosia e mësipërme dhe skedari hapet me një program tjetër, mbylleni, hapeni Notepad (Start, All Programs, Accessories, Notepad), dhe më pas navigoni tek hosts duke klikuar File, Open brenda Notepad. Mos harroni të mbani një back-up për skedarët host para se t’i ndryshoni.

3. Vendosni kursorin në rreshtin të fundit që thotë ‘127.0.0.1 localhost’ ose ‘::1 localhost’. Shtypni Enter nga tastiera për të kaluar një rresht më poshtë.

4. Shkruani 127.0.0.1 dhe më pas një hapësirë. Shkruani adresen e Ueb faqes që doni të bllokoni. Psh, 127.0.0.1 www.youtube.com për të bllokuar YouTube.

5. Vazhdoni të shtoni Ueb faqe që dëshironi të bllokoni si në hapat e mësipërm.

6. Klikoni File, Save për të ruajtur ndryshimet. Injoroni çdo porosi nga softuerët antimalware që mund t’u dalin pas këtij veprimi.

7. Hapeni shfletuesin dhe provoni t’u qaseni faqeve të bllokuara. Ato nuk do të hapen.

Si të bllokoni Ueb faqet në varësi të përdoruesve apo orëve gjatë ditës:

Nëqoftëse dëshironi të keni më tepër kontroll se mënyra e përshkruar më lartë në bllokimin e faqeve, atëhere përdorni ndërfaqen Ueb të router-it.

1. Hapni një shfletues dhe shkruani IP adresën e router-it tuaj. Referojuni dokumentimit përkatës të router-it për IP adresën. Nëqofëse nuk arrini ta gjeni, provoni një prej adresave më të zakonshme si http://192.168.1.1, http://192.168.0.1, ose http://192.168.2.1.

2. Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Nëse nuk i keni ndryshuar dhe nuk i dini se si janë të vendosura automatikisht vizitoni këtë adresë: http://portforward.com/default_username_password/

3. Shkoni tek seksioni ku mund të bllokoni Ueb faqe, kompjuterë dhe qasjen në orë të caktuara të ditës. Zakonisht ndodhen me emrin Access Restrictions.

4. Specifikoni detajet si dhe përdoruesit të cilëve doni t’u bllokoni faqe dhe ruani ndryshimet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>