Lajmet

Si të çaktivizoni animimin e ri të Office 2013 gjatë shtypjes në tastierë

May 13 2013
0 Shpërndarje
Si të çaktivizoni animimin e ri të Office 2013 gjatë shtypjes në tastierë

Office 2013 vjen me një animim të ri gjatë kohës kur shkruani në tastierë, duke i bërë shkronjat të shfaqen më butësisht gjatë shkrimit.

Por, nëse shkruani shpejt në tastierë, ky animim mund të shndërrohet më tepër në bezdisje. Fatmirësisht, ka një mënyrë për ta çaktivizuar.

Fillimisht duhet të shkoni në Registry Editor:

1. Shtypni tastin Windows + R për të hapur kutinë dialoguese Run.

2. Shkruani regedit

3. Navigoni tek çelësi (key) i mëposhtëm në Registry Editor:HKEY_CURRENT_USER\Software\Microsoft\Office\15.0\Common

4. Nëse nuk ka ndonjë çelës Graphics në Common, klikoni me të djathtën në Common dhe selektoni New > Key. Shkruani Graphics në vend të emrit të çelësit.

5. Pasi të keni selektuar çelësin Graphics, klikoni me të djathtën në pjesën e djathtë të editorit dhe krijoni një vlerë të re DWORD.

6. Vendosini emrin DisableAnimation

7. Në fund, bëni një klikim të dyfishtë në vlerën e DisableAnimation dhe ndryshojeni vlerën në 1.

8. Shtypni OK dhe dilni nga editori.

Kjo procedure do të bëjë çaktivizimin e karakteristikës së animimit për të gjitha programet e Office 2013. (PCWorld Albanian)

office 2013

Lajmet e fundit>