Lajmet

Si të çaktivizoni vlerësimet në Linkedln

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Si të çaktivizoni vlerësimet në Linkedln

Gjashtë muaj më parë, Linkedln lançoi një karakteristikë të re të quajtur “Vlerësime” (Endorsements), që vendoset në seksionin e “Aftësisë dhe ekspertizës”.

Vlerësimet i japin mundësi lidhjeve të votojnë për aftësitë dhe eksperiencat tuaja të fushave të ndryshme.

Më pas aftësitë tuaja renditen sipas votave të njerëzve bashkë me fotot e tyre të profilit.

Gjithashtu ata mund të shtojnë aftësi të tjera profilit tuaj.

Në mars, Linkedln lajmëroi se më shumë se 1 miliardë vlerësime janë bërë nga 58 milionë profesionistë.

“Vlerësimi i aftësive është një mënyrë e mirë për të ndërtuar profilin tuaj profesional. Në fakt ka një propabilitet katër herë më të madh për tu parë profili juaj nëse jeni të vlerësuar”,- shkruan Peter Rusec, menaxheri i produkteve në Linkedln.

Jo të gjithë bien dakord për rëndësinë e këtij mjeti

Ka nga ata që thonë se mund të jetë një prezantim jo i vërtetë i aftësive, pasi ata që i kanë vlerësuar ose e pëlqejnë ose nuk pëlqejnë profilin tuaj.

Por ekziston një mënyrë e thjesht për ti çaktivizuar këto vlerësime. Ja se si mund të veproni.

Në menunë kryesore poshtë “Profile” selektoni “Edit Profile”. Shkoni tek seksioni “Skills & Expertise” dhe klikoni ikonën e lapsit.

Nga menuja që del zgjidhni “No, do not show my endorsements.” Ky veprim do të largojë seksionin e vlerësimeve nga profili juaj. E njëjta rrugë ndiqet edhe për ti riaktivizuar vlerësimet.

Por nëse nuk doni ti mbyllni vlerësimet, por doni thjesht të rregulloni aftësitë dhe eksperiencat, mos klikoni mbi ikonën e lapsit, por një “X” do të shfaqet në çdo aftësi dhe në momentin që ju e klikoni këtë “X “, do t’iu ikë nga ky seksion. (PCWorld Albanian)

linkedin

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>