Lajmet

Si të dalloni dhe të mbroheni ndaj llogarive të rreme në Twitter

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Si të dalloni dhe të mbroheni ndaj llogarive të rreme në Twitter

twitterLlogaritë e rremë në Twitter janë mjaft të përhapura. Ato përfshijnë foto profili, informacione biografike si dhe vetë ndjekës. Disa prej tyre mbase ju ndjekin edhe ju.

Llogaritë “robotike” siç njihen ndonjëherë, nuk qëndrojnë të qeta.

Ato mund të programohen për të bërë veprime të sofistikuara, si të kërkojnë për terma apo t’i përgjigjen cicërimave që përmbajnë fjalë të veçanta, shprehen kërkuesit italianë Andrea Stroppa dhe Carlo De Micheli, të cilët kanë aksesuar dhe analizuar softuerët e programimit robotik të cilat merren me shitjet në treg.

Gjithsesi, kërkuesit pohojnë se ekzistojnë vërtet shenjat prej së cilave mund të dallosh llogaritë që nuk janë reale. Këto profile mund të përmbajnë biografi që nuk janë të vërteta. Cicërimat e tyre postohen shpesh herë pas here, brenda një harku kohor të vogël, janë përsëritëse të njëra-tjetrës, promocionale si dhe përmbajnë ricicërima të llogarive të tjera të cilat suportojnë. Këto llogari janë shpeshherë njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendjen apo të hyjnë në një fushë të caktuar por edhe biznese që kërkojnë të ekspozohen.

Si të mbroheni prej tyre?

Nëse një llogari që ju duket dyshuese ju dërgon një link, mos e klikoni. Mos ndiqni llogari që dyshoni se mund të jenë robotë (siç u shpjegua më lart), sepse kjo u mundëson atyre t’ju dërgojnë mesazhe personale. Cicërimat apo llogaritë për të cilat dyshoni se janë spam-e mund t’i raportoni tek Twitter, në këtë link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>