Lajmet

Si të dalloni një e-mail të rrezikshëm

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Si të dalloni një e-mail të rrezikshëm

danger-warning-sign-840x420Email-et mund të jenë të rrezikshme. Leximi i përmbajtjes të një e-mail-i duhet të jetë i sigurtë nëse keni të gjitha arnimet e sigurisë, por të dhënat e dërguara bashke me e-mail mund të jenë të dëmshme. Në këtë rast përfshihen çdo lloj të dhënash që mund të dërgohen përmes e-mail-it, përfshi edhe ato me shtojcën .exe. Shumica e e-mail-eve skanohen dhe hiqen pjesët e dëmshme të tij, por ju nuk mund të keni besim të plotë në këtë rast. Vështroni nëse ka ndonjë paralajmërim para se ta hapni e-mail-in që të shmangni viruset.

Të ashtuquajturat “fushata phishing” kanë patur si gjithmonë për qëllim servera korporatash dhe të qeverive duke përdorur të dhënat e dërguar përmes e-mail-eve për të shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dhe kompromentuar të dhënat e tyre. Të dhënat e dërguara me e-mail janë të rrezikshme për çdo njeri.

Formatet e rrezikshme të të dhënave

Mënyra më e lehtë për të identifikuar nëse një e dhënë është e rrezikshme është duke parë formatin që ju tregon se çfarë përfaqëson. Për shembull, një e dhënë me formatin .exe bëhet fjalë për një program në Windows dhe nuk duhet të hap në asnjë mënyrë. Shumica e provajderave të e-mail-it i bllokojnë këto.

Gjithsesi, .exe nuk është i vetmi format i rrezikshëm. Ka të tjera që mund të jenë potencialisht të dëmshme si: .msi, .bat, .com, .cmd, .hta, .scr, .pif, .reg, .js, .vbs, .wsf, .cpl, .jar etj. Kjo nuk është një listë përfundimtare pasi ka mënyra të tjera që një program të dëmtojë kompjuterin tuaj.

Po ashtu dokumentet në Office mund të jenë të dëmshme. Formatet .docx, .pprx, .xlsx janë të sigurta, ndërsa .docsm, .pptm, .xlsm janë të rrezikshme dhe të dëmshme. Për ta përmbledhur ju duhet të hapni ato të dhëna formatet e të cilave janë të sigurta dhe që ju i njihni. Për shembull .png, .jpg janë formate imazhesh dhe duhet të jenë të sigurta. Formatet .pdf, .xlsx, .docx, .pptx janë formate dokumentesh dhe janë të sigurta po ashtu.

Arkivat, veçanërisht të enkriptuarat

Për të shmangur filtrat të serverave të e-mail-eve dikush mund t’ju dërgojë të dhënat të arkivuara dhe të enkriptuara. Për shembull ju mund të merrni një e-mail me këto formate .zip, .rar, .7z dhe të enkriptuara. Ju duhet ti shkarkoni dhe ti bëni ekstrak arkivës që ti akesoni.

Arkivat e mbrojtura me kode, pra të enkriptuara pengojnë mundësinë e programeve antivirus për ti skanuar kështu që me shumë mundësi këto arkiva mund të përmbajnë programe të dëmshme ose viruse. Por arkivat e enkriptura janë edhe shumë të mira kur bëhet fjalë për informacion sensitive përmes e-mail-it. Do t’ju duhet të gjykoni vetë se çfarë do bëni.

Dërguesi

Nëse shikoni se kush e ka dërguar e-mail-in mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse keni të bëni me të dhëna të rrezikshme dhe të dëmshme. Por kini kujdes sepse mund të jenë të dëmshme edhe nëse është dërguar nga një person i besuar. Nëse ata infektohen me një virus ka shumë gjasa që ky e-mail është si rezultat i kompjuterit të tyre të infektuar dhe nuk është përdoruesi ai që dërgon këtë e-mail. Nëse merrni një e-mail nga dikush të bashkangjitur edhe një pyetje, ka shumë mundësi të jetë virus. Nëse nuk jeni të sigurtë nëse dikush që ju njihni ju ka dërguar këtë e-mail me të dhënat dhe keni frike mos është i dëmshëm do ishte mirë të bënit një telefonatë ose mesazh sms për tu informuar.

Vetë e-maili

Përmbajtja e e-mail-eve po ashtu mund t’ju ofrojë detaje. Nëse merrni një e-mail nga dikush që ju njihni, diçka mund të ju duket mosbesuese, ajo duhet të jetë e shkruar nga një virus. Të tilla e-maile mund të përmbajnë phishing me të dhëna të rrezikshme, p.sh nëse merrni një e-mail me përmbajtje të tilla si kemi nevojë për ju dhe duhet t’ju marrim disa para borxh përmes Western Union, kjo thjesht mund të identifikohet me një virus. Në qoftë se merrni një e-mail nga FedEx ose UPS dhe ju kërkon të shkarkoni të dhëna dhe ti hapni ato kjo është po ashtu një virus.

Alarmet nga antivirusi

Nëse po përdorni shërbimet e Gmail, Outlook.com ose Yahoo! Mail ata me patjetër do t’iu njoftojnë juve pasi të kenë skanuar e-mail-et nëse është i dëmshëm. Do vëreni një paralajmërim afër e-mail-it që u thotë të mos shkarkoni gjë. Dhe nëse shkarkoni diçka nga e-maili dhe antivirusi në desktop jep alarm atëherë duhet të ndaloni. Mos bëni asgjë dhe besojini antivirusit tuaj më shumë sesa e-mail-it. Por edhe antiviruset nuk janë perfektë, kështu që nuk mund ti besoni gjithçka atij. Një e-mail i rrezikshëm mund edhe të mos kapet nga antivirusi.

Duhet të jeni dyshues

Kur vjen puna për të dhëna të dërguara përmes e-mail-it duhet të ushtroheni për më të keqen. Asnjëherë mos shkarkoni gjë nga e-maili direkt ose ta hapni atë vetëm nëse keni një arsye të fortë. Nëse nuk keni qenë duke pritur një e-mail të tillë, atëherë bëhuni dyshues. Nëse është një imazh atëherë do të jetë në rregull. Edhe formatet .PDF duhet të jeni në rregull nëse keni arnimet e sigurisë më të fundit. Por nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë është ajo gjë atëherë mos shkarkoni apo hapni asgjë në kompjuterin tuaj. Disa ofrues të shërbimeve e-mail ju japin mundësi ti shikoni këto e-maile pa patur nevojë ti shkarkoni si imazhet apo dhe dokumentet, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>