Ja se si

Si të dërgosh mesazhe SMS nga Outlook

Apr 26 2009
0 Shpërndarje
Si të dërgosh mesazhe SMS nga Outlook

Nëse jeni të dhënë pas mesazheve tekst, por ju ngrihen nervat prej tastierës të vogël të celularit, mund të dërgoni dhe merrni tekste drejtpërdrejt nga Microsoft Outlook, ashtu siç merrni mesazhet e-mail.

Outllok është i shkëlqyer për dërgimin e shpejtë të mesazheve drejt shumë njerëzve njëherësh. E para gjë që duhet të bëni është të konfiguroni Outlook për SMS. Zgjidhni Tools, Account Settings, në fushë klikoni E-mail dhe pastaj zgjidhni New. Klikoni Other dhe zgjidhni Outlook Mobile Service (text messaging) dhe klikoni Next.

Tani do t’ju duhet të lidhni Outlook me një palë të tretë apo shërbim përgjegjës për dërgimin e mesazheve tekst. Ndër opsionet e mundshme janë SMSOfficer (www.smsofficer.com) apo Red Oxygen.
Por unë preferoj Joopz si zgjidhjen më të mirë. Për një shumë mujore prej 3 dollarësh, Joopz ju juve të dërgoni një numër të pakufizuar SMS-sh. Ndërsa një alternativë tjetër e Joopz, është edhe një llogari pa pagesë, por që ka numër të kufizuar prej 50 SMS-sh.

Shkruani URL-në e shërbimit, llogarinë, fjalëkalimin dhe pastaj klikoni OK. Për t’i finalizuar opsionet e llogarisë së re, ristartoni Outlook dhe pastaj zgjidhni File, New dhe Text Message për të dërguar tekste. Zakonisht mesazhet e kanë të kufizuar numrin e shkronjave deri në 160.

Kontrolloni paraprakisht në anën e majtë të dritares së mesazheve, që të shikoni nëse teksti do të mund të përmblidhet në një mesazh të vetëm, apo të ndahet në disa mesazhe. Shkruani një apo dy numra celularësh në fushën To: dhe Outlook do t’i dërgojë vetë mesazhet. Ndërkohë edhe mesazhet që do t’ju dërgohen, do të arrijnë në inbox siç arrijnë mesazhet e-mail.  (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>