Ja se si

Si të dërgosh skedarë të mëdhenj direkt nga Outlook

Mar 12 2009
0 Shpërndarje
Si të dërgosh skedarë të mëdhenj direkt nga Outlook

Për më tepër, shumë serverë të postës elektronike bllokojnë dërgimin apo marrjen e skedarëve të mëdhenj, kështu që koleksioni juaj i fotografive, prezantimi aq i domosdoshëm Power Point dhe gjithçka tjetër me madhësi të ndjeshme, bllokohet direkt në outbox, pa u nisur fare.Për shkak të këtyre kufizimeve më pëlqejnë shërbimet si YouSendIt (www.yousendit.com), që mundëson dërgimin pa mundim të skedarëve të mëdhenj. Thjesht shkoni te siti, fusni emrin dhe adresën e-mail të marrësit dhe zgjidhni skedarin që duhet dërguar. Pasi ngarkohet, marrësi do të marrë një e-mail me linkun për të shkarkuar skedarin.

Kjo sigurisht kërkon më shumë punë se sa bashkëngjitja e një skedari në e-mail, ndaj unë tani po përdor shtesën e YouSendIt për Outlook. Kjo shtesë falas më lejon të përdor shërbimin pa qenë nevoja të shkoj në sitin e YouSendIt dhe pa dalë nga Outlook. Në këtë mënyrë mund të dërgoni bashkëngjitje të mëdha njësoj si do i dërgonit zakonisht, bile mund të konfiguroni aplikacionin që të hyjë vetë në punë kur bashkëngjitja është më e madhe se 5Mb, që është zakonisht masa e lejuar.

Shërbimi ofron gjithashtu një plug-in për Microsoft Office, që punon thuajse në të njëjtën mënyrë si shtesa për Outlook, por me aplikacionet Word, Exsel dhe Power Point. Jo keq ë?

YouSendIt nuk është shërbimi i vetëm për dërgimin e skedarëve. Ka plot shërbime të tjera që barazohen apo ja kalojnë kapaciteteve të tij. (Drop.io më vjen në mend tani.) Mua më ka ecur gjithnjë me YouSendIT, megjithatë përdorimi i plug-in ka dhe një bisht nga pas. Duhet të regjistroheni për ta përdorur, por pastaj merrni një llogari falas nga YouSendIt që lejon dërgimin e skedarëve deri në 100Mb.

 

Lajmet e fundit>