Ja se si

Si të eksportoni burimet e furnizuesit tuaj RSS nga Google Reader

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Si të eksportoni burimet e furnizuesit tuaj RSS nga Google Reader

Lajmi i befasishëm se Google Reader do të mbyllet këtë verë po bën xhiron e botës dhe është pritur jo mirë nga përdoruesit e tij, të cilët po firmosin peticione online për mos ndalimin e shërbimit nga Google.

Por, nëse kompania nuk do të heqë dorë nga vendimi i saj do t’ju duhet ta lini mënjanë zemërimin dhe të gjeni një mënyrë për zëvendësimin e këtij shërbimi.

Mënyra më e mirë për ruajtjen e burimeve tuaja të informacionit në Google Reader është eksportimi i tyre duke përdorur shërbimin Google Takeout, i cili shpjegohet me detaje më poshtë:

· Shkoni tek dritarja e opsioneve të Reader.

· Gjeni tab-in “Import/Export” dhe më pas zgjidhni opsion për të shkarkuar të dhënat tuaja përmes Takeout.

· Lereni të përfundojë kompresimi.

· Shkarkoni skedarin përkatës në .zip. (Brenda kësaj arkive ka një skedar .xml)

· Importoni skedarin .xml në lexuesin e ri që keni zgjedhur.

Në këtë mënyrë keni mundësi të ruani dhe të vazhdoni të ndiqni faqet të cilat i keni përzgjedhur me kujdes gjatë përdorimit tuaj të Google Reader.

Vetëvritet bashkëthemeluesi i Reddit Aaron Swartz

Google Reader është lançuar për herë të parë në tetor të vitit 2005 përmes Google Labs. Shërbimi kaloi në statusin beta në shtator 2007 dhe pritet të mbyllet më 1 korrik të këtij viti. (PCWorld Albanian)

RSS

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>