Lajmet

Si të evitoni dhimbjet e shkaktuara nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
Si të evitoni dhimbjet e shkaktuara nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike

Laptopët, smartfonët apo tabletët janë pajisje që po shohin rritje gjithmonë e më të madhe çdo ditë.

Të gjithë kemi filluar të shpenzojmë më tepër kohë me to krahasuar me disa vite më parë, qoftë duke naviguar në internet, qoftë duke shkruar mesazhe apo thjesht duke luajtur një lojë. Avantazhet e këtyre pajisjeve i njohim të gjithë por njëkohësisht edhe disavantazhet e tyre: dhimbje apo djegie sysh si dhe shpeshherë edhe dhimbje të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Çfarë mund të bëjmë në këto raste? Ka disa këshilla që ju ndihmojnë të reduktoni dhimbjet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike.

– Njihuni me dëmtimet që mund të sjellë përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike për shëndetin tuaj. Dhimbjet që përsëriten gjithmonë mund t’ju sjellin dëmtime në kyçin e dorës, mund t’ju shkaktojnë bursit (ënjtje të gjurit, bërrylit apo shpatullës), tendosje etj.

– Bëni pushime. Një nga mënyrat më të mira për të evituar dëmtimet që sjell përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike është të bësh pushime në mënyrë periodike. Nuk ka nevojë që të qëndroni shumë gjatë, mjafton vetëm një ose dy minuta për t’u çuar nga karrigia e për të shtriqur muskujt duke bëra disa hapa ecje. Edhe në qoftë se nuk keni mundësi të çoheni nga karrigia, të paktën largoni për disa sekonda sytë nga ekrani njëherë në disa minuta për të evituar djegien e syve.

– Të pasurit e pajisjeve të duhura. Nëse nuk mund të bëni pa pajisjet teknologjike në punën tuaj, investoni për të pasur ato të duhurat. Për shembull, mund të merrni një ekran që përshtatet në kënde të ndryshme.

– Qëndrimi i duhur. Rregullojeni vendin e punës në mënyrë që të qëndroni në pozicionin e duhur para kompjuterit. Kjo do të thotë të keni këmbët në tokë. Nëse ato nuk arrijnë në tokë, ekspertët sugjerojnë blerjen e një mbështetëseje këmbe. Tastiera duhet të jetë e vendosur në mënyrë të tillë që parakrahu të qëndrojë paralelisht me pjesën e kofshës gjatë kohës që keni këmbët në tokë. (PCWorld Albanian)

Business man with RSI

Lajmet e fundit>