Ja se si

Si të fikni kompjuterin pa sustë dhe pa Shutdown në Linux?

Apr 10 2011
0 Shpërndarje
Si të fikni kompjuterin pa sustë dhe pa Shutdown në Linux?

Kjo vlen vetëm për përdoruesit të cilët  kanë të drejta të administratorit në kompjuter.

Në vazhdim do t’ju tregoj se si të ndalni kompjuterin nëpërmjet urdhëresave që i shkruajmë në Terminal. Unë do të përdori Ubuntu 10.10 Maverick Meerkat por ju mund të përdoni çfarëdo lloji të GNU\Linux-it pasi urdhërat janë të njëjtë por vetëm ndryshon pamja (ang. Interface).

Shkoni në Applications>Accessories>Terminal. Nëse dëshironi ta ndalni kompjuterin menjëherë, atëherë shkruani:

sudo shutdown -h now

ose duke shtypur Alt + F2 në tastierë. Urdhërat do të jenë të njëjtë, por do të ndryshojë një gjë e vogël në dritaren e hapur duke shtypur Alt + F2 në tastierë, të ciën gjë do ta paraqes më poshtë. Ajo është përzgjedhja Run in Terminal të cilës duhet t’i vendoset një shenjë në fillim.

Nëse dëshironi ta ndalni kompjuterin menjëherë, atëherë shkruani:

sudo shutdown -h now

Pasi të keni shtypur urdhërin e mësipërm, do të kërkohet fjalëkalimi (ang. password) dhe pas shkruarjes së tij do të ndalet kompjuteri.

Gjithashtu ekzistojnë edhe urdhëra të cilët kryejnë të njëjtën punë si:

sudo shutdown -h 0

ose

sudo halt

ose

sudo poweroff

ku 0 paraqet kohën pas së ciës do të ndalet kompjuteri; poweroff paraqet ndalje e rrymës dhe halt paraqet ndërprerje e rrymës. Secili nga urdhërat e mësipërm mund të përdoret më poshtë për minuta, porosi etj. Mund të zgjedhni kohën pas së cilës dëshironi që të ndalet kompjuteri ose orën e caktuar se kur dëshironi. Gjithashtu mund të shtoni edhe ndonjë porosi duke e futur brenda thonjëzave “…”. Për këto, cilitdo urdhër të mësipërm mund t’ia shtojmë +m ku në vend të m-së shkruajmë numrin e minutave p.sh.:

sudo shutdown -h +8 “Kompjuteri do te ndalet”

ku me +8 është bërë urdhëri që pas 8 minutave të ndalet kompjuteri dhe në thonjëza është shkruar edhe porosia.

Për të caktuar një kohë në të cilën do të bëhet ndalja e kompjuterit shkruajmë në urdhër orën e saktë:

sudo shutdown -h 13:37

Nëse dëshirojmë të rifillojmë kompjuterin (ang. Restart) atëherë duhet që në vend të -h të shkruajmë -r

e cila nënkupton restart.

sudo shutdown -r +8 “Kompjuteri do te ndalet”

dhe pas shkruarjes së fjalëkalimit fillon numrimi i matësit deri në 8 minuta.

Nëse dëshironi që të prishni procesin e ndaljes, duhet të shkruani:

sudo shutdown -c

ku -c nënkupton cancel që në gjuhën shqipe nënkupton prishje.

Nëse keni ndonjë vështirësi në lidhje me këto gjëra, ndjehuni të lirë që të kërkoni ndihmë në komunitetin tonë për softuer të lirë dhe të hapur (OpenWorld)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>