Ja se si

Si të fikni kompjuterin pas përfundimit të shkarkimeve

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Si të fikni kompjuterin pas përfundimit të shkarkimeve

Jeni i fiksuar pas shkarkimeve? Ju ndodhë shpesh që të shkarkoni skedarë të mëdhenj por nuk keni kohë për të pritur derisa të përfundojnë për të fikur kompjuterin? Ose ndoshta e lini kompjuterin ndezur gjithë natën sepse ju flihet gjumë dhe nuk prisni dot derisa të përfundojnë shkarkimet? Atëherë keni një zgjidhje: të instaloni një shtojcë (add-on) në shfletuesin tuaj!

Nëse perdorni Mozilla Firefox, versionet 3.6 dhe më të vjetra, kjo gjë është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkoni shtojcën përmes faqes zyrtare të Firefox. Aplikacioni i quajtur Auto Shutdown për (Windows, Mac apo Linux) do ta fik automatikisht kompjuterin pasi të mbarojnë të gjitha shkarkimet në Firefox.

Kjo shtojcë nuk është kompatibile për versionet më të reja të Mozilla Firefox. Gjithsesi, pothuajse gjithmonë dhe për gjithçka ekziston një zgjidhjeje. Për t’i shtuar Firefox-it Auto Shutdown, mjafton ta shkarkoni atë si aplikacion dhe më pas ta instaloni manualisht. Shkoni tek menyja Firefox dhe klikoni Add-ons (ose shkurt nga tastiera CTRL+SHIFT+A). Klikoni më pas Install Add-on From File, navigoni në folderin ku e keni shkarkuar aplikacionin dhe instalojeni.

Pasi Firefox të mbyllet dhe të hapet sërish, në cepin e djathtë poshtë të dritares së shkarkimeve do të shihni opsionin Shutdown, i cili mund të programohet sa herë doni të fikni automatikisht kompjuterin pas përfundimit të shkarkimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

shtojcë
Lajmet e fundit>