Lajmet

Si të fshiheni nga gjurmimi automatik i agjencive të spiunazhit

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Si të fshiheni nga gjurmimi automatik i agjencive të spiunazhit

Fal Edward Snowden, tani e dimë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në SHBA na ka përgjuar dhe dyshohet që vazhdon të përgjojë.

Po, por sikur të flisnim në një gjuhë që ata nuk mund të na merrnin vesh, mund të na përgjonin në këtë rast? Kjo është pyetja që Sang Mun vendosi ti japë një përgjigje. Gjatë dy viteve të tij në ushtrinë e Koresë së Jugut, Mun punoi si një kontraktues i NSA-së, duke nxjerrë informacione nga perceptime inteligjente. Ai gjithashtu ka mbaruar shkollën për Dizajn në ishujt Rhode.

Pra Mun dizajnoi një tip shkrimi që mund të deshifrohet nga njerëzit, por jo nga softuerë optik për njohjen e karaktereve nga agjencitë e spiunazhit që skanojnë miliarda dokumente, ndërkohë që ndërhyjnë në të gjithë uebin.

Ky tip shkrimi i quajtur ZXX, përmban informacion “BITS” pa lidhje që truri ynë lehtësisht mund ti filtrojë, por pajisjet e tjera nuk munden ta realizojnë një gjë të tillë (të paktën deri tani).

Disa versione të ZXX mund të skanohen nga njohësit optik të karaktereve dhe disa jo. Për shembull teksti në të majtë është një kombinim i ZXX dhe nuk mund të lexohet nga kompjuteri. Ndërsa teksti në të djathtë mund të lexohet si nga njerëzit ashtu edhe nga pajisjet. ZXX nuk është një formë enkriprimi, por nëse nuk e lexon një pajisje do ta lexojë njeriu. (PCWorld Albanian)

siguri NSA

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>