Lajmet

Si të fshini këngë të dublikuara në iTunes

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Si të fshini këngë të dublikuara në iTunes

Të pasurit e këngëve të dublikuara në iTunes është një nga gjërat që jo vetëm na bezdis së tepërmi, por njëkohësisht harxhon një pjesë të mirë të kujtesës.

Përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë një mënyrë mjaft të shpejtë dhe të thjeshtë për t’i fshirë këngët që rezultojnë dublikime të njëra-tjetrës.

1. Para se të filloni, sigurohuni që jeni të përditësuar. Klikoni tek menuja “Help” dhe më pas “Check for Updates.” Në mes të korrikut, muaji ku jemi aktualisht, versioni i fundit është 11.0.04.

2. Shikojini dublikimet. Shkoni në librarinë e iTunes Library, më pas tek nënkategoria “Music”. Tani klikoni në menunë “View” e cila do t’ju shfaqë opsionin to “Show Duplicate Items…”

3. Gjithsesi, nëse mbani të shtypur nga tastiera Alt-Option key (Mac) ose Shift key (PC) dhe më pas të klikoni në menunë “View”, do t’ju shfaqet një opsion më i mirë, “Show Exact Duplicate Items.” Kjo është metodë më e mirë duke qenë se elementet e dublikuara që listohen në bazë të artistit dhe këngës mund të përmbajnë versionin studio, live apo radio të të njëjtës këngë, të cilën ju mund të dëshironi ta mbani në disa versione. Shfaqja e dublikimeve “exact” ka më tepër shanse të fshijë ato që janë vërtet kopje identike të njëra-tjetrës.

4. Tashmë duhet të shihni të gjithë listën me dublikime. Mund t’i fshini ato një nga një duke i përzgjedhur dhe më pas duke klikuar “Delete.” Gjithashtu mund të përdorni edhe “Command” (Mac) ose “Control” (PC) për të fshirë disa këngë njëkohësisht.

5. Këngët që keni përzgjedhur do të fshihen tashmë nga iTunes dhe pajisje të tjera që sinkronizohen me të. (PCWorld Albanian)

i1

Lajmet e fundit>