Ja se si

Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje

Fjalët “Do të doja të heq qafesh” kanë një kuptim tërësisht më ndryshe kur dëshironi të largoni prej vetes një shërbim online. Sigurisht, dikur keni menduar se do të qëndroni me të për tërë jetën, por më pas ndryshojnë termet e përdorimit, licenca dhe ju më nuk jeni aq të kënaqur si më parë.

Për fat të keq, jo të gjitha ueb faqet dhe rrjetet sociale kanë krijuar gjëra të barabarta kur bëhet fjalë për ndarjen.  Me disa, duhen vetëm disa klikime për tu përshëndetur, dhe për disa të tjera, nëse stoponi së paguari një shërbim, faqja i qëron hesapet me ju menjëherë. Të tjerët ju nxjerrin yndyrën duke ju munduar prej një vendi në një vend tjetër. Edhe pasi ju të keni ndjekur të gjithë hapat e kërkuar, disa prej këtyre faqeve kurrë nuk ndahen prej jush, por mbajnë lidhje për tërë jetën.

Pa marrë parasysh se kur dëshironi të largoheni prej një llogarie online, kjo gjë nuk do të jetë aq e lehtë, por ka të tillë që kujdesen që të lehtësojnë çdo ndarje dhe ajo quhet accountkiller. Atë vetëm duhet ta vizitoni dhe do të kuptoni shumëçka. E nëse dëshironi t’i mësoni këshillat e PCMag atëherë vizitoni këtë link. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>