Lajmet

Si të fshini rrjetet Wi-Fi në Windows 8 përmes Command Line

Jun 17 2013
0 Shpërndarje
Si të fshini rrjetet Wi-Fi në Windows 8 përmes Command Line

Në Windows 8, Microsoft-i nuk e ofron më mundësinë për të fshirë rrjete Wi-Fi nëse ato nuk mbulojnë hapësirën ku jeni duke e përdorur laptopin. Edhe Manage Wireless Networks nuk gjendet më në Panelin e Kontrollit.

E vetmja mënyrë që keni për të fshirë një rrjet Wi-Fi është të gjendeni afër mbulimit të rrjetit dhe të zgjidhni më pas “Forget this network” duke klikuar me të djathtën mbi emrin e tij.

Por si mund t’ia bëjmë nëse duam të fshijmë për shembull një rrjet të ruajtur në laptopin tonë, i cili nuk do të na nevojitet kurrë më? Ka një mënyrë: të shfrytëzoni Command Line.

Për të fshirë rrjete Wi-Fi përmes Command Line duhet të përdorni termin “netsh”. Hapni një dritare “run box” (ose shtypni Win + R) dhe shkruani më pas cmd për të hapur Windows 8 CLI. Komandat e mëposhtme ju tregojnë mundësitë që keni për të kryer veprime të ndryshme me rrjetet Wi-Fi.

Për të parë një listë me rrjetet e ruajtura Wi-Fi, shkruani:

netsh wlan show profiles

Kjo komandë do t’ju shfaqë një listë të profileve Wi-Fi që janë ruajtur në kompjuterin tuaj. Më pas do t’ju duhet të shkruani/ruani emrin e profilit që dëshironi të ndryshoni.

Për të parë çelësin e ruajtur (WPA/WEP/etj.) të një profili të caktuar, shkruani:

netsh wlan show profiles name=[profile name] key=clear

Do të gjeni përmbajtjen e çelësit në opsionet e sigurisë.

Për të fshirë një profil të ruajtur, shkruani:

netsh wlan delete profile name=[profile name]

Kjo komandë do të fshijë profilin e ruajtur të secilës ndërfaqe WLAN. Nëse dëshironi të fshini profilin e një ndërfaqeje të veçantë WLAN, përdorni komandën e mëposhtme:

netsh wlan delete profile name=[profile name] interface=[interface name] (PCWorld Albanian)

windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>