Ja se si

Si të gjurmoni email-in që dërgoni pa u gjurmuar ju vetë

Feb 10 2013
0 Shpërndarje
Si të gjurmoni email-in që dërgoni pa u gjurmuar ju vetë

BananatagA keni dashur të dini ndonjëherë nëse dikush e ka hapur emailin që i keni dërguar, apo vetëm e kanë injoruar dhe fshirë atë? Një shërbim i quajtur Bananatag mund t’jua tregojë – por nëse ju duket i pasigurtë, më poshtë ju tregojmë se si të mbroni veten gjithashtu.

Si funksionon Bananatag?

Mendoni për Bananatag si iMessage ose BBM: Kur ju i dërgoni dikujt një email, ju mund ta gjurmoni atë për të parë nëse e lexuan apo nëse i klikuan lidhjet që keni vendosur brenda. Në fakt nuk është asgjë e re: reklamuesit nëpërmjet email-it kanë përdorur teknika të njëjta gjurmimi për një kohë të gjatë, për të treguar se sa njerëz kanë hapur letrat e tyre, kanë klikuar lidhjet brenda tyre, e kështu me radhë.

Pra çfare ka ndryshe? Bananatag vendos një fotografi të vogël transparente, 1 me 1 piksel në secilin email, që vjen në server. Kur ju e hapni emailin, Bananatag e di që ajo fotografi e posaçme është parë dhe mund t’i thotë dërguesit se emaili i tij është hapur. Në mënyrë të ngjashme, i kthen lidhjet në lidhje të shkurta që kthehen mbrapsht tek serverët e tyre kështu që ata e dinë se kur jane aksesuar (por duke e mbajtur tekstin origjinal të lidhjes të paprekur).

Bananatag është në dispozicion si shtojcë nga Chrome dhe Firefox per G-mail, si plugin për Outlook, ose mund të përdoret nga çdo web tjetër duke përdorur një truk të vogël në adresat e kontakteve. Është pa pagesë për 5 porosi në ditë, por me një pagesë prej 5 dollarësh në muaj mund të gjurmoni sa të doni.

Si t’i shmangeni gjurmimit ?

Përdorimi i shërbimit Bananatag mund të jetë i vlefshëm për një numër arsyesh, por është gjithashtu shqetësues nëse mendoni se shokët tuaj mund të gjurmojne email-et që ata u dërgojne sipas të njëjtës mënyrë.

Fatmirësisht, ka një menyre per ta ndaluar këtë: nëse merrni një email që ju kërkon të email 1shihni imazhe, thjesht refuzoni kërkesën për të parë imazhin. Natyrisht, ju nuk mund ta bëni këtë për çdo email (pasi disa mund të kenë fotografi të cilat dëshironi t’i shihni). Por nëse email-i ju kërkon thjesht të shihni imazhet pa i përmendur ato me parë, kjo është një tregues që dërguesi mund të jetë duke përdorur shërbime si Bananatag.

Më e rëndësishmja, mos klikoni në një lidhje brenda emailit nëse nuk e dini se ku ju çon ajo lidhje. Vendosni mouse-in mbi lidhje (mos e klikoni, por vetëm qëndroni pezull) dhe shikoni përshkrimin në këndin e majtë të poshtëm të dritares suaj.

Nëse teksti i lidhjes nuk përkon me lidhjen që paraqitet në këndin e majtë të poshtëm, ajo lidhje do të ju dërgojë diku tjetër. Bananatag nuk është krijuar për të sjellë probleme, ata duan thjesht që të gjurmojnë klikimet tuaja, por keqbërësit e tjerë mund ta përdorin të njëjtin truk për t’u futur në llogarinë tuaj bankare, llogarinë PayPal, ose gjera të ngjashme. Kështu rregullat jane te mira për t’u ndjekur.

email 2Nëse teksti i lidhjes shkon diku ku ju mendoni që është faqe e besueshme, kopjojeni dhe vendoseni atë në shiritin e adresës në shfletuesin tuaj në vend që ta klikoni.

Bananatag është një shërbim interesant me disa përdorime mjaft të dobishme, por e kuptojmë dhe arsyen pse kjo gjë mund të jetë pak shqetësuse, prandaj teknikat e përdorura është mirë të njihen. Ju nuk mund ta mbroni veten plotësisht (veç nëse nuk hapni kurrë imazhe në email), por është mirë që të jeni në dijeni nëse shokët tuaj janë më kurrioz se ç’duhet me shërbime të tilla që po bëhen popullore.

Klikoni këtu për të parë më tepër për shërbimin. (PC World Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>