Ja se si

Si të heqësh një USB Flash Drive,nëse Windows thotë se nuk është e sigurt ta bësh

Aug 1 2008
0 Shpërndarje
Si të heqësh një USB Flash Drive,nëse Windows thotë se nuk është e sigurt ta bësh

Kjo shpesh ka sukses, por jo gjithnjë. Duke pritur, kontrolloni nëse ka ndonjë program që po punon nga disku USB. Mbyllni programet e tilla, gjithashtu edhe aplikacionet që
shfrytëzojnë dokumentet nga ai disk, edhe nëse i keni mbyllur vetë dokumentet.

Ende nuk keni fat? Provoni Task Manager:

1. Shtypni . Në Vista, vazhdoni duke klikuar Start Task Manager.

2. Klikoni fushën Processes.

3. Kontrolloni listën e proceseve, duke kërkuar diçka që mund të jetë nga ai disk, si p.sh. ndonjë proces me një emër të ngjashëm me emrat e dokumenteve në disk.

4. Nëse gjeni ndonjë proces të tillë, selektojeni, klikoni mbi End Process dhe pastaj konfi rmoni vendimin, nëse kërkohet.

5. Provoni ta largoni diskun përsëri.

 

Nëse Windows ende nuk ju lejon të largoni diskun, është koha për masa dëshpëruese. Ja dy prej tyre:


1. Mund të fikni kompjuterin, të largoni pajisjen dhe pastaj ta rindizni. Kjo metodë ka sukses, por kërkon shumë kohë.

2. Merrni frymë thellë dhe hiqeni pajisjen e trullosur. Nuk duhet ta thosha këtë, se është këshillë e keqe, por unë e kam bërë shumë shpesh dhe
disku USB nuk është prishur. Nuk ju garantoj se nuk do t’ju prishet. Në asnjë mënyrë nuk duhet bërë kjo me disqet e formatuar me NTFS. Nëse këto këshilla nuk ju ndihmojnë, ja edhe një tjetër që mund ta përdorni. Shkarkoni dhe instaloni USB Safely Remove (find.pcworld.com/60209). Ky program 20 dollarësh vendos ikonën e vet në vend të ikonës së Windows. Kur nuk mund ta mbyllni në mënyrë të suksesshme ndonjë disk, ky program ju tregon se cilat procese janë duke shkak
tuar problemin dhe ju lejon t’i ndaloni ato. USB Safely Remove ka edhe disa veçori tjera të lezetshme. Mund ta riemëroni diskun USB dhe mund të caktoni edhe një buton për të ndaluar punën e saj, apo të rregulloni opsionet për nisje automatike.

Lajmet e fundit>