Lajmet

Si të hiqni ekranin fillestar nga Office 2013

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
Si të hiqni ekranin fillestar nga Office 2013

Microsoft Office 2013 hapet me një ekran fillestar që ju tregon template dhe dokumentet e fundit që keni hapur në të.

Nëse kjo faqe fillestare ju bezdis dhe dëshironi që sapo të hapni Word-in, Excel-in, Powerpoint-in etj, të hyni në një dokument të ri, mjafton të bëni një ndryshim të vogël.

Hyni në registry editor duke shtypur “regedit” në Windows search. Më pas navigoni në “HKEY_CURRENT_USER\Software\Microsoft\Office\15.0\Common\General”.

Kërkoni për çelësin “DisableBootToOfficeStart” dhe nëse e gjeni bëni një double-click dhe më pas ndryshojeni vlerën nga 0 në 1. Nëse nuk e gjeni, mund ta krijoni. Klikoni me të djathtën tek General (ose në një hapësirë bosh në panelin e djathtë dhe zgjidhni New. Nga menuja zgjidhni DWORD (32-bit).

Do të krijohet një New Value #1. Ndryshojeni emrin në DisableBootToOfficeStart dhe bëni double-click mbi të. Ndryshojeni vlerën në kutizën e modifikimit duke e vendosur 1 dhe klikoni OK.

Një mënyrë tjetër është ta çaktivizoni ekranin fillestar nga vetë Office, duke ndryshuar opsionet në çdo program të tij. Ja se si:

1. Hapni Word-in. Hapni një dokument ekzistues ose një të ri. Mjafton të mbyllni ekranin fillestar.

2. Klikoni File, Options.

3. Në General window (që duhet të hapet automatikisht), shikoni në seksionin “Start up options”. Çaktivizojeni opsionin Show the Start screen when this application starts.

4. Klikoni OK. (PCWorld Albanian)

office 2013

Lajmet e fundit>