Lajmet

Si të hiqni etiketimet nga Instagram

May 7 2013
0 Shpërndarje
Si të hiqni etiketimet nga Instagram

Instagram ka shtuar së fundmi mundësinë për të etiketuar veten dhe njerëzit në foto, njësoj si në Facebook. Tashmë, fotot ku jeni etiketuar shfaqen në profilin tuaj në Instagram.

Pa dyshim është një nga karakteristikat më të mira për të ndarë fotot tuaja edhe me miqtë apo anasjelltas. Por si t’ia bëni në qoftë se nuk dëshironi që fotot ku jeni etiketuar të shfaqen në profilin tuaj?

Fatmirësisht ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të hequr etiketimet. Së bashku me të edhe një opsion përmes së cilit siguroheni që fotot ku ju etiketojnë miqtë të mos shfaqen më në profil pa aprovimin tuaj.

Ashtu si në Facebook, në momentin që dikush ju etiketon në një foto, do t’ju vijë një njoftim. Imazhet ku jeni etiketuar shfaqen në tab-in “Photos of You” të profilit.

Nëse klikoni (prekni ekranin) në pjesën e etiketimit, do t’ju shfaqet një kutizë dialoguese me opsione. Prej aty mund të zgjidhni ta fshihni atë foto nga profili, ta hiqni etiketimin apo ta raportoni foton si të papërshtatshme.

Nëse nuk dëshironi të etiketoheni nëpër foto, selektoni menunë Settings nga seksioni Photos of You dhe ndryshojeni opsionin nga “Add Automatically” në “Add Manually.” Nga ky moment, për të gjitha fotot që do të shfaqen në seksionin Photos of You do të kërkohet miratimi juaj. (PCWorld Albanian)

instagram tags

Lajmet e fundit>