Ja se si

Si të instalosh një harddisk të jashtëm në kompjuter

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
Si të instalosh një harddisk të jashtëm në kompjuter

Fillimisht, sigurohuni të merrni një harddisk që përdoret me të njëjtin lidhës si edhe disku i tanishëm. Në shumicën e modeleve të sotëm, ky do të jetë një lidhës SATA. Së pari, ç’aktivizoni furnizimin e rrymës.

Nëse disku i ri do të jetë harddisku i vetëm i sistemit, largoni diskun e vjetër duke i ndalur energjinë dhe duke i hequr kabllot. Hiqni bulonat dhe pastaj nxirreni harddiskun nga kasa.

Pasi ta keni hequr hardiskun e vjetër, futni brenda në kasë diskun e ri dhe rilidhni kabllot që hoqët në fillim, ashtu siç ishin edhe në diskun e vjetër. Nëse disku i ri është vetëm një shtesë e diskut të vjetër, atëherë lëreni të vjetrin në vendin e vet dhe futeni diskun e ri në vendin e zbrazët në kasë. Më pas përdorni kabllon SATA që erdhi me diskun e ri për ta lidhur me portin SATA në motherboard.

Në fund, fusni lidhësin e duhur të rrymës nga priza në disk. Sapo ta keni lidhur diskun e ri me motherboard dhe rrymën, ristartoni kompjuterin për t’u siguruar që sistemi i BIOS ta njohë diskun. Nëse jo, kontrolloni lidhjet dhe konsultoni fletushkat për harddiskun dhe pllakën amë. Sapo sistemi ta njohë diskun e ri, mbylleni kasën dhe ndiqni këshillat e shkrimit për ta konfiguruar.

 

Lajmet e fundit>