Siguri

Si të instalosh si duhet Windows XP SP3

Aug 14 2008
0 Shpërndarje
Si të instalosh si duhet Windows XP SP3

Për dallim nga SP2, kjo përmbledhje e tretë, shton funksione të reja vetëm për rrjetet e ndërmarrjeve. Instalimi i XP SP1 ishte ankth i vërtetë për shumë njerëz. Nëse keni ndonjë problem kësaj radhe, si kanë raportuar shumë përdorues të kompjuterëve me procesor AMD (find.pcworld.com/60835), Microsoft ofron përkrahje teknike falas në find.pcworld.com/60751 (për përdoruesit e XP Home), për t’ju ndihmuar të instaloni dhe përdorni XP SP3. Nëse nuk përdorni Automatic Updates, mund të merrni SP3 tek Microsoft Download Center në find.pcworld.com/60752.

Vera sjell me vete virusët e rinj.

Erdhi vera dhe viruset sa vijnë e shumohen. Microsoft, Apple dhe Adobe kanë lista të gjata për viruset që kërcënojnë dhe duhet ndalur. Microsoft së fundmi ka lëshuar në qarkullim katër përmirësime kritike sigurie, dy për Windows dhe dy për Internet Explorer. Së bashku, këto kanë mbyllur pesë vrima sigurie të rëndësishme. Nga këto pika të pasigurta hakerat do të kishin mundur të merrnin kontrollin e kompjuterit tuaj nëse do i kishit dalë para. Katër nga këto vrima kanë pasur ndikim në çdo version të Windows, duke filluar nga Windows 2000 SP4 deri tek Vista me SP1 të instaluar, si dhe IE 6 dhe 7. Për më tepër hakerat tashmë kanë krijuar kodin për sulm dhe e kanë hedhur në qarkullim në internet.Si shumica e sulmeve të sotme, kjo mësymje vjen thjesht me hapjen e një skedari mashtrues, që ka ardhur bashkangjitur në e-mail. Kompania e sigurisë në internet Security Tracker thotë se dokumenti mund të jetë dhe HTML. Mënyra tjetër e infektimit vjen edhe gjatë vizitës të ndonjë faqe mashtruese. Nëse ende nuk i keni bërë arnimet me Automatic Updates, mund të gjeni më shumë detaje dhe t’i instaloni në mënyrë manuale tek fi nd.pcworld.com/60753.

Mbyllni vrimat e Flash dhe Quick Time

Flash Player i Adobe zë një pjesë të mirë të përmirësimeve këtë muaj. Flash Player 9.0.124.0 (versioni i fundit) rregullon shtatë probleme sigurie, secili prej të cilëve ishte një derë e hapur për infektim. Infektuesi mund të sulmojë kur jeni duke parë ndonjë media Flash (. swf) që kërkon të instalohet automatikisht kur vizitoni këtë faqe. Shkoni tek find.pcworld.com/60755 për më shumë informacion. Aty do të gjeni dhe linqet për shkarkim. Apple gjithashtu ka lëshuar 12 përmirësime sigurie në QuickTime, 10 prej të cilave janë kritike. Vrimat zakonisht shtojnë rrezikun e humbjes së kontrollit të PC-së, nëse nuk jeni të kujdesshëm ku klikoni dhe kur hapni skedare të bashkangjitura në e-mail, apo vizitoni faqe me kode të dëmshme. Hulumtuesit e sigurisë Secunia radhisin arnimet e QuickTime si “shumë kritike” dhe një nga rastet shumë të vështira. Arnimi i Apple azhurnon luajtësin në një version të qëndrueshëm 7.4.5. Është i disponueshëm për Mac OS X si dhe Windows. Shkarkojeni dhe merrni më shumë informacione tek find.pcworld.com/60754.

Lajmet e fundit>