Ja se si

Si të jetoni tërë jetën tuaj përmes Facebook

Jan 7 2010
0 Shpërndarje
Si të jetoni tërë jetën tuaj përmes Facebook

Apo ndoshta është duke qëndruar me kolegë duke larguar kohë shumë të vlefshme me raunde të tëra të online Scrabble.
Por duket se rrjeti social i mbipopullarizuar është më i mirë sesa vetëm për llastim. Në fakt, shumë aplikacione të Facebook mund të jenë aq produktive dhe të shfrytëzueshme, saqë ju nuk do të keni nevojë të largoheni asnjëherë nga ambient i tij gjatë shfletimit tuaj ditor. A guxojmë t’ju themi se ju mund të kryeni edhe punë të mirë dhe të ndershme gjatë përdorimit të Facebook? Ja ku i keni disa prej aplikacioneve më të preferuara nga ne për Facebook, për ata që vërtet janë të pushtuar nga ky rrjet.

Zoho Online Office
Kjo është gjëja më e afërt përmes së cilës mund të kryeni punë reale gjatë përdorimit të Facebook. Zoho ka marrë me vete shumë gjëra nga suita e saj e aplikacioneve të bazuara në web, Zoho Online Office (find.pcworld.com/62729), për të punuar përbrenda këtij rrejti. Kur abonoheni, ju mund të lidhni llogarinë tuaj në Facebook me një llogari ekzistuese në Zoho (ose mund të vendosni një të tillë) dhe do të gjeni të gjitha dokumentet e ruajtura dhe të ndara që keni vendosur aty për shfletim – dhe mund t’i ndani ato me përdorues tjerë të Facebook-Zoho. Editimi i skedarëve hap një dritare të re në faqen e Zoho-s (nuk janë të vendosura drejtpërdrejt përbrenda aplikacionit të Facebook, gjë që dallon prej aplikacioneve të tjera këtu); por qëndroni të qetë, pasi ju mund të ktheheni shumë shpejt në zonën tuaj të sigurt kur të përfundojë puna.

Local Picks
Pavarësisht se ju jeni një person që asnjëherë nuk largohet nga Facebook, kjo nuk do të thotë se nuk keni nevojë për të ngrënë diçka kohë pas kohe. Aplikacioni Local Picks i zhvilluar nga TripAdvisor (find.pcworld.com/62731) mbulon më shumë se 530.000 restorante në veglën e saj rekomanduese për Facebook; ju mund të lexoni me miliona rishikime dhe të shtoni edhe rishikimin tuaj. Një sistem i lehtë hartë-dhe-zoom ju ndihmon të gjeni vendet më të preferuara afër jush. Ju gjithashtu mund të krahasoni vlerësimet e shokëve tuaj – dhe të gjeni përbrenda rrethit tuaj të Facebook “përshtatshmërinë e ngrënies”, që është e ngjashme me atë tuajën.

Bottlenotes
Asgjë tjetër nuk ecën me eksperiencën në Facebook sikurse pirja e gotave të shumta të verës. Dhe forma e vërtetë e disa aplikacioneve të Facebook është dizajnuar t’ju tërheqë drejt vesit tuaj të pirjes. Bottlenotes (find.pcworld.com/62730) është shumë i lidhur me hulumtimin e vetes: ju lejon të arkivoni shënime dhe opinione personale lidhur me çdo gjë që pini. Vetëm shënoni emrin e verës, disa komente dhe një vlerësim me yll dhe Bottlenotes e arkivon memon për postim. Natyrisht, ju mund t’i krahasoni shënimet me shokët tuaj dhe gjithashtu mund të shtoni një “listë dëshirash” të verërave që ju dëshironi të blini (ose ta pranoni si dhuratë – këshillë).

Meetup
Ç’po ndodh në botën reale? Këtyre ditëve, “meetups” (find.pcworld.com/62733) janë duke u bërë në vazhdimësi të popullarizuara për njerëz me mendim të njëjtë, që shkojnë së bashku dhe zgjerojnë dashurinë e tyre për birra, lojëra të tavolinës, Presidentin Obama apo për gjithçka tjetër. Duke ndjekur meetups, ju nuk keni nevojë të largoheni nga shtëpia, në rast se kjo është problem për ju, kështu që ju vetëm duhet të shfletoni aplikacionin dhe të shihni saktësisht sa larg mund të shkojnë disa meetups. Duket se njerëzit do të takohen në jetën reale dhe të bisedojnë për çdo gjë – por për disa prej nesh, kjo gjë është tashmë e njohur.

Dynamite Webcam
Nuk ka nevojë për ndonjë klient të veçantë për video mesazhe për të marrë videon tuaj të drejtpërdrejtë në faqen e Facebook. Dynamite Webcam (find.pcworld.ccom/62734) mund të tërheqë çfarëdo furnizimi me web kamerë dhe të popullojë profilin tuaj me fotografitë tuaja më të fundit që keni bërë. Procesi i vendosjes nuk është më i lehti, por në përgjithësi punon ashtu si është reklamuar. Nëse asnjë prej shokëve tuaj nuk është duke azhurnuar imazhet nga kamera, vetëm shfletoni galerinë dhe shikoni se si qëndron pjesa tjetër e botës. Megjithatë mos u befasoni, pasi  shumica e njerëzve janë duke qëndruar pranë tavolinave të tyre me pamje që shprehin mërzi, ashtu sikurse ju.

Web Presence
Web Presence (find.pcworld.com/62735) mund të jetë i shkëlqyer për legjionet tuaja të shokëve dhe admiruesve. Është një blogroll i të ngjashmëve, mbi çdo gjë për ju: Vetëm vendosni URL-të prej profileve tuaja në Flickr, LinkedIn, MySpace, Twitter, YouTube dhe llogarive të tjera të rrjeteve sociale dhe Web Presence i mbledh të gjitha duke shtuar ikonën përkatëse. Ju nuk jeni të limituar në faqet kryesore të rrjeteve sociale; mund të shtoni blog-un tuaj apo çfarëdo web faqe, duke e bërë këtë aplikacion jo vetëm një direktorium të prezencës suaj në web, por gjithashtu një vend për të lënë bookmark-et tuaja më të favorizuara.

Simplaris Blogcast
Çfarë dhembjeje! Pasi shpenzoni tërë kohën tuaj për të shënuar një blog post, ju ende duhet ta shtoni atë manualisht si link në feed-in tuaj duke përdorur veçorinë e Facebook “post link. Automatizoni punën duke përdorur Simplaris Blogcast (find.pcworld.com/62736). Thjesht vendosni URL-në nga XML-ja ose RRS feed i blog-ut tuaj; pastaj, si një lexues RSS, Blogcast nxjerr titujt më të fundit dhe bluan (ju vendosni sa gjatë) brenda ditës (ose menjëherë, në varësi të softuerit tuaj për blog).  Bile, bile, URL-ja nuk ka nevojë të jetë e juaja: Blogcast punon me çfarëdo që e ushqeni. Por keni parasysh, se ju mund të vendosni vetëm një burim në të njëjtën kohë.

We’re Related
Rrjetet sociale normalisht do të duhet të ishin një parajsë për gjenealogjistë (njerëz që ndjekin trungun familjar) të pasionuar. Këtu ata mund të kombinojnë  nevojat e tyre për dokumente të emrit dhe prejardhjen e secilit familjar që kanë, duke azhurnuar statusin e marrëdhënies (dashurisë) dhe SuperPokes. Aplikacioni We’re Related nga Familylink.com (find.pcworld.com/62732) ndoshta është vegla më e mirë e origjinës që ofrohet për Facebook. Me këtë aplikacion, ju mund të shtoni të afërmit tuaj në Facebook në një trung nëpër të cilin lëvizet lehtë ose mund të shihni listën.
Duke ditur që çdo ditë shumë e më shumë përdorues më të moshuar po i bashkohen lojës së Facebook, trungu familjar po zgjerohet më shpejt se ç’e keni menduar. Edhe nëse nuk mund të bindni shpirtin e gjyshit Walter për t’u regjistruar në këtë faqe, ju ende mund të shtoni informacionet e tij (dhe të atyre që nuk kanë Facebook) manualisht.

Picnik
Secili vendos librarinë e fotografive të tyre në Facebook, por çfarë ndodh? Përveç komenteve të lodhura mbi modelin tuaj të flokëve apo diçka të ngjashme nga të ashtuquajturit shokët tuaj, në fakt nuk ndodh asgjë. Picnik (find.pcworld.com/62737) vendos një editor të plotë të fotografive në dispozicionin tuaj, kështu që ju mund të ktheni një fotografi pa jetë në diçka shumë më interesante.
Ka të gjitha veglat e duhura – largues të syrit të kuq, përmirësues të ngjyrave, një përshtatës të ekspozimit, mprehës të skajeve, ristrukturim të madhësisë si dhe opsionet për prerje dhe rrotullim. Ju edhe mund të shtoni stikers dhe balona teksti pa pasur nevojë që të largoheni nga jeta e Facebook. Një version premium (25$ në vit) do të thotë të mira shtesë.

iLike
Interneti nuk është saktësisht i keq për aplikacione të fokusuara më shumë nga muzika, por nëse jeni në Facebook, opsionet tuaja këtu janë goxha të limituara. Ndoshta mënyra më e mirë për të vërtitur tingujt përbrenda kësaj faqe është përmes iLike (find.pcworld.com/62739). Ky aplikacion muzikor ka partneritet me Rhapsody, që ju mundëson të lëshoni deri në 25 këngë të plota, jo vetëm klipe, drejtpërsëdrejti nga Facebook. E, nëse dëshironi plug-in të iTunes (i gatshëm në web faqen e iLike.com), ju automatikisht mund të importoni tërë librarinë tuaj muzikore, edhe me listat muzikore, në këtë shërbim.
Veçoritë të tjera shtesë të rrjetit social ju mundësojnë që ta ndani gjithë këtë me shokët tuaj; plus, ju merrni informacione mbi albumin e ardhshëm, datat e koncerteve, top-listat dhe kuizet… Mjafton, vërtet mjafton për të ngrënë tërë ditën tuaj.

Calendar
Mbajtja e orarit është një pjesë kritike e jetës së secilit përdorues të kompjuterit me një gjaknxehtësisë të mirë dhe aplikacioni me emrin Calendar (find.pcworld.com/62738), nga 30 Boxes, është vegla më e mirë që gjendet në Facebook për këtë qëllim. Klikoni në kutitë vetëshpjeguese të kalendarit për ditët e ardhshme dhe vendosni çfarë keni për të bërë. Zakonisht sistemi vendos ngjarjet në “të gjitha ditët”, por klikoni përsëri dhe ju mund të vendosni kohën startuese dhe përfunduese të ngjarjeve dhe edhe të thërrisni njerëz të tjerë për takime grupore (ju duhet të keni një llogari 30boxes.com për ta bërë këtë). Me të gjitha këto, ju mund të vendosni një version më të shkurtër në faqen e profilit tuaj. Por ju mbesim borxhli që t’ju shpjegojmë arsyen përse aplikacioni nuk pranon ngjarje që fillojnë me fjalën “malt” (nuk është shaka).

My del.icio.us
Çfarë ndodh me bookmarks që keni pasur në Delicious.com (më herët del.icio.us)? Sillini ato në Facebook në një kuti të vetën. Disa aplikacione të lidhura me Delicious janë në dispozicion, por një që kemi gjetur ne punon më së miri dhe ai është My del.icio.us (find.pcworld.com/62741). Kjo ju mundëson të importoni 25 prej bookmark-eve më të fundit prej jush, së bashku me shënimet dhe etiketat. Ju gjithashtu mund të limitoni aplikacionin që t’i shfaqë linqet vetëm me një etiketë që ju specifikoni (shembull, “facebook”). Kutia automatikisht azhurnohet çdo 30 deri në 45 minuta, duke tërhequr zgjedhjet tuja më të fundit, të cilat mund t’i shohin të gjithë shokët tuaj.

YouTUBE+
Hej, shoku, kam dëgjuar se i ke qejf web videot, kështu që kam vendosur një video shikues në faqen tënde të Facebook, që ti të mund të shikosh video derisa shëtit nëpër Facebook!
Po, pra, ky aplikacion i quajtur YouTube+ (find.pcworld.com/62740) zvogëlon jo vetëm YouTube, por edhe Revver dhe Metacafe, duke sjellë pothuajse çdo veçori të këtyre faqeve në ambientin e Facebook. Kërkoni për klipe dhe shikoni e vlerësoni video – të gjitha mund t’i bëni pa u larguar nga Facebook. Dhe kurdo që shënoni një video si favorite, aplikacioni automatikisht shton një link në profilin tuaj.

Lajmet e fundit>